BERZH investon në Bullgari - Marrëveshja synon modernizimin e transportit, energjisë dhe sektorëve strategjikë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe qeveria e Bullgarisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, për përgatitjen e investimeve të reja në infrastrukturën kritike të vendit.
Marrëveshja synon të krijojë mundësi për projekte të reja përmes partneriteteve publik-privat dhe koncesioneve, duke ndihmuar në mobilizimin e kapitalit privat dhe përshpejtimin e modernizimit të infrastrukturës.
Faza e parë e bashkëpunimit do të përqendrohet në sektorë me rëndësi strategjike për ekonominë bullgare, përfshirë transportin dhe lidhshmërinë, energjinë, infrastrukturën e ujit dhe zonat industriale.
BERZH thekson se energjia do të jetë një prej fushave kryesore të investimeve. Projektet e reja synojnë të rrisin qëndrueshmërinë e rrjetit elektrik, të reduktojnë kufizimet në prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe të mundësojnë integrimin e më shumë kapaciteteve të gjelbra në sistem.
Sipas bankës, që nga viti 2023, rreth 1 miliard euro nga fondet e Programit të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës së Bashkimit Evropian kanë ndihmuar në mobilizimin e investimeve private në Bullgari. Këto financime kanë mbështetur vendosjen e rreth 3 gigavat kapacitet të energjisë diellore dhe 15 gigavat-orë kapacitet magazinimi me bateri.
Në total, BERZH ka investuar deri tani rreth 5.3 miliardë euro në Bullgari, përmes 330 projekteve, me fokus te zhvillimi i sektorit privat, konkurrueshmëria dhe tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër.
Gjermania pa emigrantë? - Mungesa e tyre do të godiste tregun e punës
Emigrantët janë bërë një pjesë thelbësore e tregut gjerman të punës dhe largimi i tyre do të krijonte boshllëqe të mëdha në ekonomi. Sipas ekspertëve, pa......
“Perspektivë e qendrueshme” - S&P konfirmon Maqedoninë e Veriut. Rritja ekonomike pritet në 3.6%
S&P Global Ratings ka konfirmuar vlerësimin kreditor të Maqedonisë së Veriut në nivelin BB-/B, si për borxhin në monedhë të huaj, ashtu edhe për atë në......
Afati i fundit për Kosovën! - Vendi drejt zgjedhjeve nëse presidenti nuk zgjidhet sot
Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Partitë parlamentare vijojnë përpjekjet për të gjetur një......
Euro, nën presion - Borxhi dhe pasiguria politike godasin monedhën europiane
Euro vijon të dobësohet në tregjet ndërkombëtare, duke zbritur pranë nivelit më të ulët në 17 muaj. Monedha e përbashkët europiane preku rreth 1.12 dollarë,......
Legalizohen objektet pa pronësi - Në 7 vjet miratohen 11 mijë vendime, risitë e ligjit të ri
Procesi i formalizimit të objekteve të ndërtuara para vitit 1991 ka për qëllim pajisjen me dokumente të rregullta pronësie të banesave dhe objekteve të......
Investohet në lagjen “Ali Demi” - 116 mln lekë për rrugën “Idriz Dollaku”, parashikohet edhe parkim
Bashkia e Tiranës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Idriz Dollaku”, në lagjen “Ali Demi”. Fondi limit i parashikuar është 116 milionë......
Më pak kontrolle në kufi, Beja: Doganat shqiptare drejt integrimit në BE, po fusim komponentë të IA
Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, edhe në fushën e doganave, si dhe zbatimi i sistemeve digjitale doganore të BE në Shqipëri,......
Shqipëria drejt gazit të TAP-it, “Fier South Exit Point” pritet të përfundojë në fund të 2027
Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap drejt përdorimit të drejtpërdrejtë të gazit nga gazsjellësi TAP. Sipas agjencisë azerbajxhanase Report.az, e cila......

