Afati i fundit për Kosovën! - Vendi drejt zgjedhjeve nëse presidenti nuk zgjidhet sot

Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Partitë parlamentare vijojnë përpjekjet për të gjetur një marrëveshje, por deri tani nuk është siguruar konsensusi i nevojshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u takua të hënën me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por bisedimet nuk sollën marrëveshje për presidentin apo për ndryshimet në Ligjin për Specialen.
Ndërkohë, zhvillimet në Prishtinë u shoqëruan me protesta dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi miratoi në parim me 91 vota pro projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Specialen. Për miratimin përfundimtar të tij kërkohet votimi në lexim të dytë.
Afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit nisi më 8 gusht, kur u konstituua Kuvendi, dhe sipas Gjykatës Kushtetuese përfundon më 6 tetor. Kjo do të thotë se partitë kanë vetëm pak orë në dispozicion për të arritur një marrëveshje politike dhe për të shmangur një tjetër krizë institucionale.
Situata vjen pas një periudhe të gjatë bllokimi politik. Kosova ka mbajtur tri palë zgjedhje në dy vitet e fundit, ndërsa dy proceset e mëparshme u shoqëruan me vështirësi në formimin e institucioneve dhe përfunduan me shpërbërjen e Kuvendit.
Nëse presidenti nuk zgjidhet deri në orën 24:00, vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje. Një skenar i tillë do të sillte një tjetër proces zgjedhor, ndërsa institucionet e Kosovës përballen ende me çështje të rëndësishme që kërkojnë vendimmarrje politike. Negociatat mes partive pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës, në përpjekje për të shmangur përsëritjen e krizës së mëparshme. Çdo marrëveshje duhet të përkthehet në vota në Kuvend brenda afatit kushtetues.
Euro, nën presion - Borxhi dhe pasiguria politike godasin monedhën europiane
Euro vijon të dobësohet në tregjet ndërkombëtare, duke zbritur pranë nivelit më të ulët në 17 muaj. Monedha e përbashkët europiane preku rreth 1.12 dollarë,......
Legalizohen objektet pa pronësi - Në 7 vjet miratohen 11 mijë vendime, risitë e ligjit të ri
Procesi i formalizimit të objekteve të ndërtuara para vitit 1991 ka për qëllim pajisjen me dokumente të rregullta pronësie të banesave dhe objekteve të......
Investohet në lagjen “Ali Demi” - 116 mln lekë për rrugën “Idriz Dollaku”, parashikohet edhe parkim
Bashkia e Tiranës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Idriz Dollaku”, në lagjen “Ali Demi”. Fondi limit i parashikuar është 116 milionë......
Më pak kontrolle në kufi, Beja: Doganat shqiptare drejt integrimit në BE, po fusim komponentë të IA
Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, edhe në fushën e doganave, si dhe zbatimi i sistemeve digjitale doganore të BE në Shqipëri,......
Shqipëria drejt gazit të TAP-it, “Fier South Exit Point” pritet të përfundojë në fund të 2027
Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap drejt përdorimit të drejtpërdrejtë të gazit nga gazsjellësi TAP. Sipas agjencisë azerbajxhanase Report.az, e cila......
Takimi i Bankave Qendrore të Mesdheut, zv.guvernatorja Zaçaj: Modernizimi i pagesave po formalizon ekonominë
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Bankave Qendrore të Mesdheut me temë: “Monedhat......
Gati Fondi për Mjedisin - Xhumari: Nis në vitin 2027, si do mbështeten projektet
Zbatimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë do të nisë në vitin 2027. Ndryshimet në......
Dy ura të reja mbi Bunë - Korridori Blu e lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën
Buna mund të bëhet një nga pikat ku infrastruktura e re do të ndryshojë më shumë veriun e Shqipërisë. Në vitet e ardhshme mbi lumë parashikohen dy ura të......

