Dy ura të reja mbi Bunë - Korridori Blu e lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën

Buna mund të bëhet një nga pikat ku infrastruktura e re do të ndryshojë më shumë veriun e Shqipërisë.
Në vitet e ardhshme mbi lumë parashikohen dy ura të reja, të lidhura me dy projekte të mëdha rrugore.
E para do të jetë pjesë e autostradës Muriqan–Lezhë, segmenti verior i Korridorit Adriatiko–Jonian. Ura e Korridorit Blu projektohet rreth 480 metra e gjatë dhe 29.5 metra e gjerë, me një hapësirë qendrore prej 200 metrash.
Ajo do të jetë pjesë e një autostrade me katër korsi, duke krijuar një lidhje të re me Malin e Zi dhe duke larguar trafikun tranzit nga rrjeti ekzistues.
Por disa kilometra më në perëndim parashikohet një urë e dytë.
Ura Pulaj–Shën Nikollë do të lidhë zonën e Velipojës me territorin e Malit të Zi dhe më tej me Ulqinin.
Në qershor 2026 autoritetet malazeze konfirmuan se kishin marrë nga pala shqiptare tre variante konceptuale për urën dhe se bashkëpunimi teknik mes dy vendeve do të vijonte.
Ndërtimi i saj lidhet edhe me krijimin e një pike të përbashkët kufitare Shën Nikollë–Pulaj.
Ky projekt ka një funksion tjetër, jo vetëm transport rrugor, por edhe lidhje turistike, me korsi për biçikleta dhe hapësira për këmbësorë.
Pra, për herë të parë, Shkodra mund të fitojë njëkohësisht dy dalje të reja infrastrukturore mbi Bunë. Njëra e lidh qytetin dhe veriun e vendit me korridorin e madh europian veri–jug. Tjetra afron Velipojën me Ulqinin dhe krijon një bosht të ri turistik përgjatë bregdetit.
Nëse të dy projektet realizohen, ndikimi nuk do të jetë vetëm në trafik por mund të ndryshojnë mënyrwn si lidhet Shkodra me Malin e Zi, si zhvillohet turizmi në Velipojë dhe si pozicionohet veriu i Shqipërisë në hartën rajonale të transportit.
Rivlerësoni pasurinë - Kadastra: Afati për aplikimet përfundon më 31 dhjetor 2026
Qytetarët që dëshirojnë të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme kanë kohë deri më 31 dhjetor 2026 për të kryer procedurën. Njoftimi është bërë nga......
Tregu po bëhet më selektiv/ Pronat e mbivlerësuara mund të presin më gjatë
Çmimet e pronave në Tiranë vijojnë të mbeten në trend rritës edhe gjatë vitit 2026, por ritmi i rritjes pritet të jetë më i moderuar krahasuar me rritjet e......
Llogaritje e re për kontributet - Skema/ Manjani: Pagesë shtesë për çdo vit të paguar pas daljes në pension
Propozimi i deputetit demokrat Igli Cara për përjashtimin e pensionistëve që janë aktivë në tregun e punës nga detyrimi për të paguar kontribute, nuk është......
Mbaroi sezoni turistik? - Popa: Shqipëria nuk duhet cilësuar si një destinacion i lirë
Sezoni veror nuk përkufizon më të gjithë aktivitetin turistik në Shqipëri. Me përfundimin e muajve të plazhit, vendi vijon të presë turistë dhe vizitorë të......
Drita që kontrollon trurin - Deisseroth, Hegemann dhe Nagel nderohen me çmimin Nobel për zbulimet mbi neuronet
Shkencëtarët Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel kanë fituar Çmimin Nobel në Fiziologji/Mjekësi për vitin 2026, për zbulimet e tyre mbi kanalet......
Gara në kryeqytet - “Tirana Grand Prix”, tri ditë dedikuar pasionit për makinat “Retro”
Tirana u kthye gjatë fundjavës në një pikë takimi për të apasionuarit pas automjeteve historike. Për tri ditë, sheshi “Nënë Tereza” mirëpriti makina të......
Prishtina hap betejën me Specialen - Projektligji kalon me 91 vota, LDK-ja bojkoton votimin
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të......
Sánchez rrezikon gjithçka - Kryeministri përballet me krizën e banesave dhe avantazhin e së djathtës
Pedro Sánchez ka vendosur të mos presë deri në fund të mandatit dhe ka thirrur zgjedhje të parakohshme në Spanjë më 29 nëntor. Vendimi vjen pas një goditjeje......

