Gati Fondi për Mjedisin - Xhumari: Nis në vitin 2027, si do mbështeten projektet

Zbatimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë do të nisë në vitin 2027. Ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, që ndër të tjera parashikojnë ngritjen e këtij fondi, u diskutan në komisionet parlamentare, teksa u bë me dije se si do të funksionojë financimi i projekteve.
Burimet e financimit do të përfshijnë buxhetin e shtetit, financime vendase dhe të huaja, si dhe të ardhura të tjera dytësore. Masa dhe struktura e kontributit buxhetor vjetor do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas parashikimeve buxhetore vjetore.
Krijimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit parashikon si kosto për buxhetin e shtetit një vlerë prej rreth 812 mln lekë lekësh në një periudhë 10‑vjeçare. Financimi i fondit do të realizohet nëpërmjet alokimeve vjetore buxhetore, pa përcaktim të një vlere fikse në ligj, duke garantuar fleksibilitet, në përputhje me prioritetet e kapacitetet fiskale.
Dy ura të reja mbi Bunë - Korridori Blu e lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën
Buna mund të bëhet një nga pikat ku infrastruktura e re do të ndryshojë më shumë veriun e Shqipërisë. Në vitet e ardhshme mbi lumë parashikohen dy ura të......
Rivlerësoni pasurinë - Kadastra: Afati për aplikimet përfundon më 31 dhjetor 2026
Qytetarët që dëshirojnë të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme kanë kohë deri më 31 dhjetor 2026 për të kryer procedurën. Njoftimi është bërë nga......
Tregu po bëhet më selektiv/ Pronat e mbivlerësuara mund të presin më gjatë
Çmimet e pronave në Tiranë vijojnë të mbeten në trend rritës edhe gjatë vitit 2026, por ritmi i rritjes pritet të jetë më i moderuar krahasuar me rritjet e......
Llogaritje e re për kontributet - Skema/ Manjani: Pagesë shtesë për çdo vit të paguar pas daljes në pension
Propozimi i deputetit demokrat Igli Cara për përjashtimin e pensionistëve që janë aktivë në tregun e punës nga detyrimi për të paguar kontribute, nuk është......
Mbaroi sezoni turistik? - Popa: Shqipëria nuk duhet cilësuar si një destinacion i lirë
Sezoni veror nuk përkufizon më të gjithë aktivitetin turistik në Shqipëri. Me përfundimin e muajve të plazhit, vendi vijon të presë turistë dhe vizitorë të......
Drita që kontrollon trurin - Deisseroth, Hegemann dhe Nagel nderohen me çmimin Nobel për zbulimet mbi neuronet
Shkencëtarët Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel kanë fituar Çmimin Nobel në Fiziologji/Mjekësi për vitin 2026, për zbulimet e tyre mbi kanalet......
Gara në kryeqytet - “Tirana Grand Prix”, tri ditë dedikuar pasionit për makinat “Retro”
Tirana u kthye gjatë fundjavës në një pikë takimi për të apasionuarit pas automjeteve historike. Për tri ditë, sheshi “Nënë Tereza” mirëpriti makina të......
Prishtina hap betejën me Specialen - Projektligji kalon me 91 vota, LDK-ja bojkoton votimin
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të......

