Gara në kryeqytet - “Tirana Grand Prix”, tri ditë dedikuar pasionit për makinat “Retro”

Tirana u kthye gjatë fundjavës në një pikë takimi për të apasionuarit pas automjeteve historike. Për tri ditë, sheshi “Nënë Tereza” mirëpriti makina të koleksioneve private, pilotë dhe navigatorë, në edicionin e tretë të “Tirana Grand Prix”.
Aktiviteti u çel të premten në mbrëmje me ekspozimin dhe prezantimin e automjeteve, në një festë që bëri bashkë publikun dhe të apasionuarit pas mjeteve retro. Publiku pati mundësinë të shihte nga afër modele të prodhuara deri në vitin 1980, si edhe makina të viteve 1980–1995, që mbartin një pjesë të historisë së automobilizmit.
Ndërkaq, e shtuna iu dedikua garave të rregullsisë, në dy raunde, I pari I zhvilluar gjatë paradites dhe I dyti gjatë darkës.
Për garuesit, pjesëmarrja është edhe një mënyrë për të ndarë pasionin për automjetet historike. Arlind Peçi, fituesi I garës së qershorit dhe pjesëmarrës në Tirana Grand Prix, shprehet se aktivitete të tilla janë të mirëpritura, qoftë nga të apasionuarit, ashtu edhe nga publiku.
Ky pasion bashkon edhe të apasionuarit përtej kufijve. Mes pjesëmarrësve ishteVisar Kolshi një garues nga Kosova, i cili rrëfen interesin e hershë, për automjetet historike dhe tregon s eka marrë pjesë në shumë evente të tilla në Europë, për të cilat thotë se Tirana po I konkurron.
Dita e fundit, e diela, iu kushtua garave të lira dhe përmbylljes së aktivitetit, ku u ndanë 12 çmime për pjesëmarrësit.
I zhvilluar për herë të parë në vitin 2023, “Tirana Grand Prix” synon të promovojë trashëgiminë automobilistike dhe të afrojë koleksionistët e klubet me publikun. Për tri ditë, automjetet historike u bënë pjesë e një fundjave që bashkoi ekspozimin, garën dhe pasionin për ruajtjen e tyre
Prishtina hap betejën me Specialen - Projektligji kalon me 91 vota, LDK-ja bojkoton votimin
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të......
Sánchez rrezikon gjithçka - Kryeministri përballet me krizën e banesave dhe avantazhin e së djathtës
Pedro Sánchez ka vendosur të mos presë deri në fund të mandatit dhe ka thirrur zgjedhje të parakohshme në Spanjë më 29 nëntor. Vendimi vjen pas një goditjeje......
Europa frenon IA-në/ Kompanitë europiane financojnë investimet kryesisht me paratë e tyre
Kompanitë në eurozonë po investojnë në inteligjencën artificiale kryesisht me fondet e tyre, ndërsa përballen me vështirësi për të siguruar financim të......
“Çeqet” e luftës - Të pasurit e Rusisë derdhin miliarda në arkën e shtetit
Miliarderët rusë kanë kontribuar me mbi 471 miliardë rubla, ose rreth 5.6 miliardë dollarë, në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2026, sipas dokumenteve......
Financimi i Murriqan–Lezhë, nga BERZH? - Banka po shqyrton mundësitë, segmenti 40,3 km është pjesë e Korridorit Adriatiko – Jonian
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po shqyrton mundësinë e financimit të ndërtimit të autostradës Murriqan – Lezhë, një nga segmentet e Korridorit......
Rikthim në auditore - Nis viti akademik, 20 mijë të rinj për herë të parë në universitet
Rreth 120 mijë studentë nisën këtë të hënë vitin e ri 1akademik 2026–2027 në universitetet publike dhe private të vendit. Afro 20 mijë prej tyre ulen për herë......
Vajzat po dominojnë auditorët/ Shqipëria ndjek trendin global të dominimit të femrave në arsimin e lartë
Viti i ri akademik 2026-2027 ka nisur në Shqipëri me rreth 120 mijë studentë në universitetet e vendit, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre janë të rinj që ulen......
Spanja, zgjedhje më 29 nëntor - Sanchez shpërndan Parlamentin pas humbjes së paketës për strehimin
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka shpallur zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor, pas humbjes së qeverisë në Parlament për dy dekretet që synonin të......

