Vajzat po dominojnë auditorët/ Shqipëria ndjek trendin global të dominimit të femrave në arsimin e lartë

Viti i ri akademik 2026-2027 ka nisur në Shqipëri me rreth 120 mijë studentë në universitetet e vendit, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre janë të rinj që ulen për herë të parë në auditorët e arsimit të lartë.Universiteti i Tiranës vijon të mbetet një nga zgjedhjet kryesore të të rinjve, duke konfirmuar edhe këtë vit preferencën e studentëve për institucionet publike të arsimit të lartë. Në total, rreth 70% e të rinjve kanë zgjedhur universitetet publike, ndërsa 30% kanë orientuar studimet drejt universiteteve private.
Por përtej shifrave të regjistrimeve, arsimi i lartë në Shqipëri po përballet me një tjetër sfidë pasi numri i studentëve po vjen në rënie. Tendenca lidhet kryesisht me ndryshimet demografike, tkurrjen e popullsisë së re, emigracionin dhe uljen e numrit të të rinjve që arrijnë moshën universitare.
Një tjetër tendencë e dukshme në arsimin e lartë shqiptar është dominimi i vajzave në numrin e studentëve. Sipas të dhënave për vitin e kaluar akademik, 56.8% e të regjistruarve në programet Bachelor ishin femra, duke treguar një pjesëmarrje më të lartë të vajzave në arsimin universitar.
Kjo nuk është një dukuri vetëm shqiptare. Të dhënat e Visual Capitalist tregojnë se në Shqipëri diferenca mes grave dhe burrave në regjistrimin në arsimin e lartë arrin rreth 24%.
Në vendet e rajonit, diferenca është edhe më e lartë. Në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut ajo shkon në rreth 30%, ndërsa në Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë arrin përkatësisht në 34% dhe 40%.
Në nivel global, gratë kanë një avantazh edhe më të dukshëm. Shkalla e regjistrimit të tyre në arsimin e lartë është mesatarisht 12% më e lartë se ajo e burrave. Diferenca ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin, me raste ku gratë kanë një avantazh prej më shumë se 80%, ndërsa në vende të tjera burrat regjistrohen në nivele mbi 40% më të larta.
Në disa prej ekonomive aziatike, avantazhi i grave është veçanërisht i dukshëm. Në Kinë, shkalla e regjistrimit të grave është 14% më e lartë se ajo e burrave, ndërsa në Hong Kong dhe Singapor diferenca është rreth 9%.
Edhe ekonomitë e zhvilluara shfaqin një hendek të konsiderueshëm në favor të grave. Në SHBA, shkalla e regjistrimit të grave në arsimin e lartë është 32% më e lartë se ajo e burrave. Diferenca arrin në 27% në Kanada dhe 25% në Francë, ndërsa në Irlandë është rreth 19%.

Spanja, zgjedhje më 29 nëntor - Sanchez shpërndan Parlamentin pas humbjes së paketës për strehimin
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka shpallur zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor, pas humbjes së qeverisë në Parlament për dy dekretet që synonin të......
Rumania ndez bateritë - Era, dielli dhe magazinimi përballë krizës energjetike
Rumania po përshpejton investimet në energjinë e rinovueshme dhe sistemet e magazinimit, teksa përballet me mungesë energjie pas problemeve me prodhimin......
Pensionistët, pa kontribute? - Propozimi/ Të përjashtohen për 4 vite nga detyrimi për të paguar
Një nismë e re ligjore e dorëzuar në komisionet kuvendore synon t'u vijë në ndihmë mijëra qytetarëve që, pavarësisht se kanë mbushur moshën e daljes në......
Avancon sistemi i pagesave - ATS/RTGS, synon modernizimin e infrastrukturës financiare në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka realizuar avancimin e infrastrukturës së saj të pagesave përmes kalimit në versionin më të ri të sistemit......
Financim hekurudhave - BERZH i jep Malit të Zi hua 50 milionë euro për përmirësimin e lidhjes kryesore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë hua Malit të Zi 50 milionë euro për të mbështetur përmirësimin e një hekurudhe 39 km të gjatë që......
Mbi 100 mld euro borxhe - Greqi, rriten detyrimet e prapambetura ndaj tatimeve
Me borxhe të reja prej 9.86 miliardë euro në një vit, grupi i borxheve të prapambetura ndaj Autoritetit Tatimor është "fryrë", me totalin që ka arritur në......
“Pasqyra e Flamingos”, mbi 127 mijë kërkime/ Rama:122 sulme kibernetike nga adresa të huaja
Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook tha se sot se 24 orë pas prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, janë shënuar mbi 127 mijë kërkime.......
Doganat shqiptare në Bruksel/ Fokus te digjitalizimi dhe integrimi me sistemet europiane
Një hap i ri në procesin e përafrimit të administratës doganore shqiptare me standardet europiane është ndërmarrë në Bruksel, ku një delegacion i......

