Pensionistët, pa kontribute? - Propozimi/ Të përjashtohen për 4 vite nga detyrimi për të paguar

Një nismë e re ligjore e dorëzuar në komisionet kuvendore synon t'u vijë në ndihmë mijëra qytetarëve që, pavarësisht se kanë mbushur moshën e daljes në pension dhe e përfitojnë atë, vijojnë të mbeten aktivë në tregun e punës.
Projektligji parashikon ndryshime në Ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, duke sjellë një skemë të re lehtësuese.
Konkretisht propozohet që pensionistët aktivë në tregun e punës të lirohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore në degën e pensioneve.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i personave në pension, që vazhdojnë të jenë aktivë në tregun e punës në Shqipëri ka arritur në rreth 145 mijë persona. Pensionistët dhe të moshuarit e punësuar përbëjnë rreth 12,2% të totalit të të punësuarve në vend.
Nga ky përjashtim propozohet të përfitojnë si përfituesit e pensionit të pleqërisë që vijojnë të jenë të punësuar, ashtu edhe ata që ushtrojnë veprimtari si të vetëpunësuar, në aktivitete tregtare, profesionale të liçensuara apo zejtarie.
Lehtësimi fiskal apo kontributor zbatohet vetëm për degën e pensioneve dhe nuk prek detyrimet e tjera ligjore të punës ose aktivitetit ekonomik.
Periudha e përjashtimit nga këto kontribute nuk do të llogaritet si periudhë sigurimi, çka do të thotë se nuk do të prodhojë efekte për rillogaritje, shtesa apo përfitime të reja mbi pensionin ekzistues gjatë kësaj kohe.
Propozimi sugjeron që ky lehtësim të aplikohet përgjatë një periudhe 4 vjeçare.
Nisma synon të ulë kostot për pensionistët që zgjedhin të kontribuojnë ekonomikisht, duke i dhënë një impuls më të madh punësimit të kësaj grupmoshe pa rënduar më tej detyrimet e tyre kontributeve.
Avancon sistemi i pagesave - ATS/RTGS, synon modernizimin e infrastrukturës financiare në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka realizuar avancimin e infrastrukturës së saj të pagesave përmes kalimit në versionin më të ri të sistemit......
Financim hekurudhave - BERZH i jep Malit të Zi hua 50 milionë euro për përmirësimin e lidhjes kryesore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë hua Malit të Zi 50 milionë euro për të mbështetur përmirësimin e një hekurudhe 39 km të gjatë që......
Mbi 100 mld euro borxhe - Greqi, rriten detyrimet e prapambetura ndaj tatimeve
Me borxhe të reja prej 9.86 miliardë euro në një vit, grupi i borxheve të prapambetura ndaj Autoritetit Tatimor është "fryrë", me totalin që ka arritur në......
“Pasqyra e Flamingos”, mbi 127 mijë kërkime/ Rama:122 sulme kibernetike nga adresa të huaja
Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook tha se sot se 24 orë pas prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, janë shënuar mbi 127 mijë kërkime.......
Doganat shqiptare në Bruksel/ Fokus te digjitalizimi dhe integrimi me sistemet europiane
Një hap i ri në procesin e përafrimit të administratës doganore shqiptare me standardet europiane është ndërmarrë në Bruksel, ku një delegacion i......
Guvernatori Sejko në ceremoninë e diplomimit të studentëve
Guvernatori Gent Sejko ka marë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve. Ai tha se arsimi i lartë, mbart përkushtimin për ta lidhur formimin akademik me......
Prezantohet ‘Flamingo Mirror’/ Rama publikon dokumentet për Sazanin dhe Zvërnecin
“Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos”, ku do të bëhen publike dokumentet të shumë dosjeve qeveritare, është prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Dokumentet e......
Automjetet klasike në garë/ “Tirana Grand Prix”, historia e automibilizmit në rrugët e kryeqytetit
Automjete që ruhen në koleksione private, këtë fundjavë dolën përpara publikut në sheshin “Nënë Tereza”. Modele historike dhe makina të viteve ’80 e ’90 bëhen......

