Shqipëria Postuar më 4 October 2026, 15:40

“Pasqyra e Flamingos”, mbi 127 mijë kërkime/ Rama:122 sulme kibernetike nga adresa të huaja

Nga Alida Lula
“Pasqyra e Flamingos”, mbi 127 mijë kërkime/ Rama:122

 

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook tha se sot se 24 orë pas prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, janë shënuar mbi 127 mijë kërkime. Rama e cilësoi këtë hap si epokë të re transparence, duke cituar se “nga kalimi i saj LIVE, në 24 orët e para “Pasqyra e Flamingos/Flamingo Mirror” ka regjistruar 3,397 kërkime për faqe, mbi 127 mijë kërkime totale në platformë dhe 49 pyetje të reja”.

Gjithashtu Rama shton se krahas kërkimeve dhe pyetjeve të reja, platforma "Flamingo Mirror", ka pasur edhe 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat sipas tij, janë zmbrapsur pa asnjë dëm.

“Ky është vetëm fillimi i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit antishtet të kanaleve sociale”, tha Rama.

Platforma “Flamingo Mirror” (Pasqyra e Flamingos), një komponent i ri i platformës “Pasqyrë Albania”, synon të ofrojë akses dhe transparencë mbi dosjet qeveritare dhe dokumentacionin zyrtar.

“Flamingo Mirror” do të jetë dritarja publike online ku qytetarët mund të gjejnë dokumente, të dhëna, referenca ligjore, statusin e proceseve dhe informacione të detajuara për çështje e projekte me interes publik.

Një ditë më parë, gjatë prezantimit, Rama tha se “Flamingo Mirror” është ende në proces ndërtimi, por Rama tha se do të shërbejë si një burim ku qytetarët mund të konsultojnë dokumentet dhe materialet që përbëjnë dosjet qeveritare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat