Doganat shqiptare në Bruksel/ Fokus te digjitalizimi dhe integrimi me sistemet europiane
Një hap i ri në procesin e përafrimit të administratës doganore shqiptare me standardet europiane është ndërmarrë në Bruksel, ku një delegacion i Administratës Doganore Shqiptare, i drejtuar nga drejtori i përgjithshëm Besmir Beja, zhvilloi takimin e parë koordinues me Drejtorin e Përgjithshme për Tatimet dhe Bashkimin Doganor të Komisionit Europian (DG TAXUD).
Në qendër të diskutimeve, ishte avancimi i reformave të lidhura me Kapitullin 29, “Bashkimi Doganor”, me fpkus të veçantë te transformimi digjital dhe integrimi i sistemeve shqiptare me infrastrukturën doganore të Bashkimit Europian.
Gjatë takimeve me drejtues dhe ekspertë të DG TAXUD, u prezantua progresi i Shqipërisë në hartimin e Kodit të ri Doganor dhe akteve zbatuese, si dhe puna për zhvillimin e 22 sistemeve dhe moduleve të reja të teknologjisë së informacionit. Projektet, po zhvillohen në bashkëpunim me UNCTAD-in, dhe synojnë përafrimin me kërkesat teknike të BE-së dhe krijimin e një mjedisi digjital ndërveprues.
Detajet teknike të secilit sistem, prezantuan nga përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe UNCTAD-it përpara ekspertëve europianë.
Një nga temat kryesore ishte edhe përgatitja për implementimin e ASYCUDA 5 (ASY5), krahas sistemeve të tjera që lidhen me modernizimin e administratës doganore, si TARIC, National Single Window, ASYHUB dhe NCTS. Diskutimet u përqendruan te koordinimi teknik dhe hapat që duhen ndërmarrë për të siguruar komunikimin dhe ndërveprimin e sistemeve shqiptare me ato europiane.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, e cilësoi digjitalizimin e infrastrukturës doganore, si një nga komponentët e rëndësishëm të procesit të integrimit europian. Ai vuri në dukje edhe rolin e stafit të administratës dhe kapacitetet profesionale në përballimin e këtij transformimi.
Përveç çështjeve teknike, në Bruksel u diskutua edhe për mënyrën e vijimit të bashkëpunimit me DG TAXUD. Palët u dakordësuan për forcimin e mekanizmave të raportimit dhe monitorimit, përcaktimin e pikave të kontaktit për projektet konkrete dhe zhvillimin e takimeve të rregullta mes ekipeve teknike etj. Parashikohet gjithashtu një takim periodik çdo tre muaj për të vlerësuar progresin e përgjithshëm.
Takimi i radhës do të zhvillohet në Tiranë pas tre muajsh, ku pritet të prezantohen rezultatet e arritura gjatë periudhës ndërmjetëse dhe të përcaktohen hapat e mëtejshëm të punës.
Në paralel, me përgatitjet për NCTS, Shqipëria po avancon edhe procedurat ligjore për aderimin në Konventën për një Procedurë të Përbashkët Tranziti. Projektligji për miratimin e Konventës, është përgatitur nga Administrata Doganore Shqiptare dhe pritet të vijojë shqyrtimin në Këshillin e Ministrave, e më pas në Kuvend.
Takimi në Bruksel, shënon një tjetër etapë në bashkëpunimin teknik mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, duke vendosur në fokus modernizimin e administratës doganore, digjitalizimin e proceseve dhe përmbushjen e angazhimeve në kuadër të Kapitullit 29, “Bashkimi Doganor”.
Guvernatori Sejko në ceremoninë e diplomimit të studentëve
Guvernatori Gent Sejko ka marë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve. Ai tha se arsimi i lartë, mbart përkushtimin për ta lidhur formimin akademik me......
Prezantohet ‘Flamingo Mirror’/ Rama publikon dokumentet për Sazanin dhe Zvërnecin
“Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos”, ku do të bëhen publike dokumentet të shumë dosjeve qeveritare, është prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Dokumentet e......
Automjetet klasike në garë/ “Tirana Grand Prix”, historia e automibilizmit në rrugët e kryeqytetit
Automjete që ruhen në koleksione private, këtë fundjavë dolën përpara publikut në sheshin “Nënë Tereza”. Modele historike dhe makina të viteve ’80 e ’90 bëhen......
Sa rrinë shqiptarët në Kosovë? Kalojnë mesatarisht dy netë, mbetemi tregu kryesor i hotelerisë
Shqipëria është kthyer në burimin kryesor të vizitorëve të huaj për hotelerinë e Kosovës. Gjatë vitit 2025, strukturat hoteliere në Kosovë regjistruan 116,444......
Reforma e re e pensioneve/ Yzeiraj: Të ardhurat janë rritur mbi 10%, fokus te ‘Shqipëria sociale’
Prioritet për qeverinë vijon të jetë ‘Shqipëria sociale’, duke synuar edhe përmbushjen e Reformës së re të Pensioneve. Kështu ka thënë për INSIDE NEWS në SCAN......
Shqipëria, tregu nr. 1 i Kosovës/ 17% e të gjitha eksporteve kishin si destinacion tregun shqiptar
Shqipëria mbetet një nga tregjet kryesore për mallrat e Kosovës. Gjatë vitit 2025, rreth 17% e të gjitha eksporteve kosovare kishin si destinacion tregun......
Prezantohet “Paneli i Gjelbër”/ BQK, platformë për rreziqet klimatike në sektorin financiar
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka prezantuar Panelin e Gjelbër, një mekanizëm të ri digjital që mundëson mbledhjen, paraqitjen dhe analizimin e......
650 kontrolle për naftën/ 15 gjoba, 7 raste në gjykatë. Monitorim dhe blerjeve online
Gjatë muajit shtator, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar kontrolle në disa prej fushave kryesore që lidhen me funksionimin dhe sigurinë......

