Shqipëria Postuar më 3 October 2026, 11:30

Prezantohet “Paneli i Gjelbër”/ BQK, platformë për rreziqet klimatike në sektorin financiar

Nga Alida Lula

Prezantohet “Paneli i Gjelbër”/ BQK, platformë për

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka prezantuar Panelin e Gjelbër, një mekanizëm të ri digjital që mundëson mbledhjen, paraqitjen dhe analizimin e një game të gjerë të të dhënave që lidhen me klimën, mjedisin, ekonominë dhe sektorin financiar. Krijimi i këtij paneli është pjesë e prioriteteve të përcaktuara në Planin Strategjik të BQK-së për periudhën 2024–2028, veçanërisht në drejtim të forcimit të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë financiare, si dhe të përdorimit më të avancuar të të dhënave në proceset analitike dhe vendimmarrëse.

Platforma përmbledh të dhëna nga institucione vendore dhe organizata ndërkombëtare, duke i ofruar ato në një hapësirë të centralizuar dhe më të lehtë për t’u përdorur e krahasuar.

Të dhënat janë të organizuara në tri fusha kryesore: mjedisore, makroekonomike dhe financiare. Ato përfshijnë tregues për emetimet e gazrave serrë, energjinë, rreziqet fizike klimatike, tranzicionin e gjelbër, tregtinë dhe ekspozimin e sektorit financiar ndaj aktiviteteve të ndryshme ekonomike.

Një komponent i rëndësishëm është edhe analiza e ekspozimeve kreditore sipas sektorëve ekonomikë dhe komunave. Kjo i mundëson BQK-së një pasqyrë më të strukturuar të lidhjes ndërmjet aktivitetit financiar dhe rreziqeve klimatike e mjedisore.

Paneli është zhvilluar me mbështetjen e Bankës Botërore dhe kontributin e institucioneve vendore në sigurimin e të dhënave dhe ekspertizës. BQK thekson se ky është vetëm versioni i parë i platformës. Në të ardhmen pritet shtimi i indikatorëve, përmirësimi i të dhënave dhe rritja e nivelit të detajimit, me qëllim që Paneli i Gjelbër të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për monitorimin e rreziqeve klimatike dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Prezantohet “Paneli i Gjelbër”/ BQK, platformë për

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat