130 mln euro për dronë/ BE shton financimin për forcimin e mbikëqyrjes së kufijve të jashtëm

Dronët po marrin rol gjithnjë e më të madh në strategjinë e sigurisë së Bashkimit Evropian. Komisioni Europian ka shtuar edhe 130 milionë euro në fondet për këto teknologji, duke e çuar në mbi gjysmë miliardë euro totalin e investimeve për monitorimin modern të kufijve dhe për sistemet që mund të zbulojnë e neutralizojnë dronët. Vendimi i ri, lidhet me interesin e lartë të vendeve anëtare për të pajisur autoritetet me teknologji të avancuara të vëzhgimit. Fondet synojnë projekte që përfshijnë blerjen e pajisjeve, integrimin e tyre me sistemet kombëtare dhe forcimin e kapaciteteve për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja. Një paketë prej 250 milionë eurosh ishte parashikuar më herët për këtë qëllim, me mundësi që financimi evropian të mbulojë deri në 90 për qind të kostove të projekteve.
Por kërkesat e paraqitura nga vendet anëtare kanë tejkaluar pritshmëritë, duke sjellë vendimin për një financim shtesë prej 130 milionë eurosh. Përveç monitorimit të kufijve, fokusi është zgjeruar edhe te mbrojtja e objekteve dhe infrastrukturës kritike. Teknologjitë pa ekuipazh mund të përdoren për vëzhgim dhe mbledhje informacioni, ndërsa sistemet kundër-dron synojnë të identifikojnë dhe përballojnë pajisjet që paraqesin rrezik.
Në këtë kuadër, BE-ja ka ndarë gjithashtu rreth 169.6 milionë euro për pajisje pa ekuipazh që do të përdoren nga autoritetet kombëtare dhe nga Frontex në operacionet e mbikëqyrjes kufitare. Investimet e fundit lidhen me një plan më të gjerë evropian për menaxhimin e rrezikut nga dronët. Në shkurt 2026, Komisioni Evropian prezantoi një plan që synon përmirësimin e aftësive për zbulimin, gjurmimin dhe identifikimin e tyre, krahas forcimit të sistemeve kundër-dron.
Me këtë qasje, teknologjia po bëhet pjesë e rëndësishme e mënyrës se si BE-ja synon të monitorojë kufijtë e jashtëm dhe të mbrojë infrastrukturën kritike, duke rritur njëkohësisht kapacitetet teknologjike të vendeve anëtare.
Ura e Bahçallëkut merr formë/ Rama: Lehtësi në hyrje të Shkodrës
Punimet për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, në aksin nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut, po vijojnë me avancimin e projektit......
BE financon Shqipërinë dhe Malin e Zi/ 23.1% nga Plani i Rritjes, në krye të rajonit për fondet evropiane për frymë
Shqipëria po përfiton nivel të lartë të mbështetjes financiare evropiane në raport me popullsinë. Sipas raportit të OECD për konvergjencën ekonomike në......
Hapet edicioni i 3-të i “Tirana Grand Prix”, pjesëmarrëse 42 makina nga Shqipëria, Italia dhe rajoni
Një eventi që nuk duhet humbur! Nën kujdesin e DPSHTRR është hapur në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë edicioni i tretë i Tirana Grand Prix. Ai do të jetë i......
Zbardhen vendimet e qeverisë, nga kanabisi mjekësor tek projektligjet për tatimet dhe financat
Agjencia për Media dhe Informim publikoi vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë më 02.10.2026. Sipas njoftimit Këshilli i Ministrave......
Kosova dhe BE-ja, 18 milionë euro për Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore
Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizituan të enjten objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe......
BQE: Përballë pengesave në financim, firmat e eurozonës përdorin paratë e tyre për IA
Firmat e zonës euro po përdorin kryesisht paratë e tyre për të investuar në inteligjencën artificiale dhe përballen me pengesa financimi, ndryshe nga......
Turqi-Ukrainë, Hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë, shkëmbime 10 miliardë dollarë
Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Turqisë dhe Ukrainës hyri në fuqi për të krijuar një kornizë të parashikueshme dhe për të rritur vëllimin e tregtisë......
Banka Helenike e Zhvillimit, skemë financimi 5 miliardë euro për ndërmarrjet e vogla e të mesme
Në fund të javës së ardhshme, Banka Helenike e Zhvillimit (HDB) pritet të prezantojë programet përmes të cilave 5 miliardë euro do të kanalizohen për......

