Shqipëria Postuar më 2 October 2026, 19:53

Zbardhen vendimet e qeverisë, nga kanabisi mjekësor tek projektligjet për tatimet dhe financat

Nga Scan TV

Zbardhen vendimet e qeverisë, nga kanabisi mjekësor tek projektligjet

Agjencia për Media dhe Informim publikoi vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë më 02.10.2026. Sipas njoftimit Këshilli i Ministrave miratoi vendimet:

-Për përmbajtjen dhe rregullat e plotësimit të Regjistrit të Vullnetarizmit, si dhe rregullat, afatet e procedurat e raportimit në bazën e të dhënave të shërbimeve të punësimit nga ofruesit e vullnetarizmit.

-Për përcaktimin e rregullave për organizimin, funksionimin dhe aksesin në regjistrin elektronik për kujdesin alternativ në familje.

-Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave të monitorimit të situatës së fëmijës së vendosur në kujdes alternativ në familje, si dhe për organizimin dhe zbatimin e monitorimit e të inspektimit të shërbimit.

-Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për mbikëqyrjen e veprimtarive të licencuara dhe të lejuara me bimën e cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Njëherësh janë miratuar dhe projektligjet si më poshtë:

-Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë. Ky ligj përcakton kuadrin ligjor për krijimin, organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e Këshillit Fiskal të Republikës së Shqipërisë (në vijim Këshilli Fiskal), si person juridik publik i pavarur, me qëllim kontributin në disiplinën fiskale, transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave publike, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

-Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare.

-Për tregjet e kriptoaseteve. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe kërkesave për ofertën ndaj publikut dhe pranimin për tregtim në një platformë tregtimi të kriptoaseteve, si dhe përcaktimi i kërkesave për ofruesit e shërbimeve të kriptoaseteve.

 

https://kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-2-tetor-2026/

 

https://kryeministria.al/newsroom/projektligje-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-2-tetor-2026/

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat