Kosova dhe BE-ja, 18 milionë euro për Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizituan të enjten objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore në Prishtinë, duke vënë në pah investimin e përbashkët të Kosovës dhe Bashkimit Evropian në arsimin dhe shkencën universitare. Qeveria e Kosovës në një njoftim në Facebook ka publikuar fotografi nga objekti i Fakultetit.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje vizituan ndërtesën e re të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.
Vlera e përgjithshme e investimit është afër 18 milionë euro (17,980,000), nga të cilat afër 12 milionë euro (11,900,000) nga Bashkimi Evropian, 5 milionë e 80 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës dhe 1 milion euro nga Ministria e Arsimit. Objekti i ri i Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore i Universitetit të Prishtinës, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej afër 14 mijë metrash katrorë. Nga ky projekt i përbashkët në kuadër të marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përfitojnë rreth 2 mijë e 300 studentë, të cilët tashmë kanë ambiente bashkëkohore, nga inventari deri te pajisjet laboratorike, por edhe hapësira të bollshme përreth objektit.
BQE: Përballë pengesave në financim, firmat e eurozonës përdorin paratë e tyre për IA
Firmat e zonës euro po përdorin kryesisht paratë e tyre për të investuar në inteligjencën artificiale dhe përballen me pengesa financimi, ndryshe nga......
Turqi-Ukrainë, Hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë, shkëmbime 10 miliardë dollarë
Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Turqisë dhe Ukrainës hyri në fuqi për të krijuar një kornizë të parashikueshme dhe për të rritur vëllimin e tregtisë......
Banka Helenike e Zhvillimit, skemë financimi 5 miliardë euro për ndërmarrjet e vogla e të mesme
Në fund të javës së ardhshme, Banka Helenike e Zhvillimit (HDB) pritet të prezantojë programet përmes të cilave 5 miliardë euro do të kanalizohen për......
G7 bie dakord për lirimin emergjent të 100 milionë fuçi nafte pas presionit të Trump
G7, e udhëhequr nga Franca, njoftoi lëshimin e 100 milionë fuçive naftë dhe naftë bruto pasi Trump kërcënoi me ndalim të eksporteve të naftës. Lëshimi do të......
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in, kriptomonedhat përballë një faze sfiduese
Bitcoin është rikthyer pranë nivelit prej 83 mijë dollarësh, duke humbur një pjesë të fitimeve të javës së kaluar, kur çmimi ishte rreth 87 mijë dollarë.......
AMF: Drafti për mbikëqyrjen e konglomerateve financiare në përputhje me Direktivat e BE
Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar projektligjin “Për mbikëqyrjen......
Përafrim me standartin e BE, Qeveria miratoi projektligjin e AMF-së “Për tregjet e kripto-aseteve”
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e datës 2 tetor 2026 miratoi projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes......
Shqipëri-SHBA, krah për krah/ Nufi pret ambasadorin e SHBA. Në fokus, infrastruktura dhe kapacitetet strategjike
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka pritur në Tiranë ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, në kuadër të angazhimit......

