AMF - Projektligji për mbikëqyrjen e konglomerateve financiare në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian
Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar projektligjin “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”. Ky projektligj, miratuar sot nga Qeveria Shqiptare, synon forcimin e mbikëqyrjes së grupeve që ushtrojnë veprimtari në disa sektorë të tregut financiar.
Një grup do të konsiderohet “konglomerat financiar”, nëse përfshin të paktën një subjekt bankar dhe një subjekt sigurimi apo investimi, ndërsa aktiviteti ndërsektorial duhet të kalojë pragje të caktuara.
Projektilgji, synon krijimin e një mbikëqyrjeje shtesë prudenciale për institucionet e kreditit, shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë komisionere që janë pjesë e konglomerateve financiare, në përputhje të plotë me Direktivën 2002/87/EC të Bashkimit Evropian, e njohur si FICOD, si edhe me ndryshimet e mëvonshme të saj.
Projektligji parashikon një nivel shtesë mbikëqyrjeje, i cili plotëson, pa zëvendësuar, mbikëqyrjen sektoriale të secilit subjekt. Vëmendja përqendrohet te mjaftueshmëria e kapitalit në nivel grupi, përqendrimi i rrezikut, transaksionet brenda grupit, si dhe proceset e administrimit të rrezikut dhe mekanizmat e kontrollit të brendshëm. Kjo qasje synon të parandalojë përdorimin e dyfishtë të kapitalit dhe të kufizojë përhapjen e vështirësive financiare nga një subjekt te tjetri brenda të njëjtit konglomerat.
Një element thelbësor është bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit dhe Bankës së Shqipërisë për identifikimin e konglomerateve financiare, shkëmbimin e informacionit dhe bashkërendimin e mbikëqyrjes. Për çdo konglomerat do të përcaktohet një autoritet koordinator, përgjegjës për drejtimin e mbikëqyrjes shtesë dhe koordinimin me autoritetet përkatëse, përfshirë ato të huaja, kur është e nevojshme.
Përmes këtij kuadri, synohet një vlerësim më i plotë i rreziqeve të grupeve financiare, në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar, rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së interesave të klientëve dhe investitorëve.
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin “Për tregjet e kripto-aseteve”, hartuar nga AMF harmonizuar me kuadrin evropian të financave digjitale
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e datës 2 tetor 2026 miratoi projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes......
Shqipëri-SHBA, krah për krah/ Nufi pret ambasadorin e SHBA. Në fokus, infrastruktura dhe kapacitetet strategjike
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka pritur në Tiranë ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, në kuadër të angazhimit......
“Garazhi” i trenave/ Depoja e Durrësit kthehet në bazë moderne mirëmbajtjeje
Trenat që do të qarkullojnë në aksin Tiranë–Durrës–Rinas do të kenë në Durrës bazën e tyre kryesore të mirëmbajtjes. Depoja ekzistuese në zonën e Plazhit do......
Shumëkombëshet në “radar”/ Tatimet, raportim “vend për vend” dhe shkëmbim automatik të të dhënave
Administrata tatimore pritet të ketë akses më të gjerë në informacionin financiar të grupeve shumëkombëshe që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Projektligji......
Energjia, ankesat bëhen online/ ERE, platformë ku qytetarët ndjekin në kohë reale çdo praktikë
Trajtimi i ankesave të konsumatorëve të energjisë dhe gazit pritet të kalojë nga Excel-i dhe komunikimet fizike në një sistem tërësisht digjital. Enti......
Investimet rrisin vlerën/ Çfarë pritet të ndodhë me pronat në jug?
Zona të caktuara në Vlorë, Tiranë dhe Himarë mund të përjetojnë rritje të ndjeshme të çmimeve të pronave në vitet e ardhshme. Sipas një studimi të Investropa,......
BE “hap derën” për Malin e Zi/ Von der Leyen: Anëtarësimi është i arritshëm në vitin 2028
Mali i Zi po avancon drejt Bashkimit Evropian dhe objektivi për t'u bërë pjesë e bllokut në vitin 2028 mbetet në qendër të agjendës së qeverisë në Podgoricë.......
Bulmeti, rekord nga jashtë/ Italia dhe Hungaria, furnizuesit kryesorë. Importet arrijnë kulmin në Gusht
Shqipëria ka regjistruar në gusht të vitit 2026 një rekord të ri historik në sasinë e importeve të produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit. Të dhënat e......

