“Garazhi” i trenave/ Depoja e Durrësit kthehet në bazë moderne mirëmbajtjeje

Trenat që do të qarkullojnë në aksin Tiranë–Durrës–Rinas do të kenë në Durrës bazën e tyre kryesore të mirëmbajtjes.
Depoja ekzistuese në zonën e Plazhit do të transformohet në një bazë moderne për mirëmbajtjen, kontrollin teknik dhe operimin e mjeteve hekurudhore.
Ndërhyrja nuk kufizohet vetëm në rikonstruksionin e godinave ekzistuese.
Projekti parashikon fillimisht prishjen dhe pastrimin e objekteve dhe linjave të vjetra të depos, për t’i hapur rrugë ndërtimit të infrastrukturës së re.
Do të ndërtohen dhe rehabilitohen linjat hekurudhore brenda bazës, përfshirë trasenë, traversat dhe shinat, ndërsa do të ndërhyhet edhe në rrugët hyrëse, dalëse dhe rrugën perimetrale të kompleksit.
Në depo do të ndërtohen reparte të posaçme për mirëmbajtjen mekanike të trenave, godina ndihmëse, magazina dhe ambiente për personelin.
Projekti përfshin gjithashtu sistemet hidraulike dhe të kanalizimeve, elektrifikimin e linjave të brendshme, ndriçimin, ventilimin dhe rrjetin e mbrojtjes kundër zjarrit.
Pjesë e investimit do të jenë edhe sistemet e sinjalistikës dhe monitorimit hekurudhor, sistemimi i jashtëm i kompleksit, rrethimi, si dhe instalimi i paneleve diellore. Grafiku DEPO Final
Vlera e punimeve për ndërtimin e bazës mekanike është përllogaritur në 578 milionë e 540 mijë lekë pa TVSH. Ndërkohë, procedura e publikuar aktualisht lidhet me supervizimin e punimeve dhe ka një fond limit prej rreth 7.4 milionë lekësh pa TVSH.
Punimet janë parashikuar të zhvillohen për 16 muaj.
Në fazën përfundimtare do të kryhen testimet e sistemeve, testimi operacional, komisionimi i bazës dhe trajnimi i stafit, përpara dorëzimit final të objektit.
Baza e Durrësit do të përbëjë kështu hallkën teknike të linjës Tiranë–Durrës–Rinas, duke krijuar infrastrukturën ku trenat do të kontrollohen dhe mirëmbahen përpara rikthimit në qarkullim.
Shumëkombëshet në “radar”/ Tatimet, raportim “vend për vend” dhe shkëmbim automatik të të dhënave
Administrata tatimore pritet të ketë akses më të gjerë në informacionin financiar të grupeve shumëkombëshe që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Projektligji......
Energjia, ankesat bëhen online/ ERE, platformë ku qytetarët ndjekin në kohë reale çdo praktikë
Trajtimi i ankesave të konsumatorëve të energjisë dhe gazit pritet të kalojë nga Excel-i dhe komunikimet fizike në një sistem tërësisht digjital. Enti......
Investimet rrisin vlerën/ Çfarë pritet të ndodhë me pronat në jug?
Zona të caktuara në Vlorë, Tiranë dhe Himarë mund të përjetojnë rritje të ndjeshme të çmimeve të pronave në vitet e ardhshme. Sipas një studimi të Investropa,......
BE “hap derën” për Malin e Zi/ Von der Leyen: Anëtarësimi është i arritshëm në vitin 2028
Mali i Zi po avancon drejt Bashkimit Evropian dhe objektivi për t'u bërë pjesë e bllokut në vitin 2028 mbetet në qendër të agjendës së qeverisë në Podgoricë.......
Bulmeti, rekord nga jashtë/ Italia dhe Hungaria, furnizuesit kryesorë. Importet arrijnë kulmin në Gusht
Shqipëria ka regjistruar në gusht të vitit 2026 një rekord të ri historik në sasinë e importeve të produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit. Të dhënat e......
Pagesat, me rregulla të reja/ Përveç bankave, projektrregullorja e re e BSH përfshin edhe institucionet e pagesave
Dy projektrregullore të reja të Bankës së Shqipërisë parashikojnë ndryshime në mënyrën e funksionimit të sistemeve të pagesave AIPS dhe AIPS EURO, duke sjellë......
Çfarë ndryshon me pagesat? BSH përgatit projektrregulloren për transfertat e menjëhershme me TIPS Clone
Një sistem i ri për pagesat e menjëhershme pritet të ndryshojë mënyrën se si kryhen transfertat bankare në Shqipëri. Banka e Shqipërisë po përcakton rregullat......
Si ndryshon jeta ekonomike? Gratë shqiptare përpara në blerjet online, burrat në shpenzimet familjare
Publikimi i INSTAT, “Gra dhe Burra”, sjell të dhëna mbi dallimet gjinore në ekonomi, përdorimin e teknologjisë dhe kushtet e jetesës në Shqipëri. Shifrat......

