Energjia, ankesat bëhen online/ ERE, platformë ku qytetarët ndjekin në kohë reale çdo praktikë

Trajtimi i ankesave të konsumatorëve të energjisë dhe gazit pritet të kalojë nga Excel-i dhe komunikimet fizike në një sistem tërësisht digjital.
Enti Rregullator i Energjisë ka hapur procedurën për implementimin e një platforme të centralizuar, ku do të administrohen, monitorohen dhe raportohen ankesat dhe kërkesat e konsumatorëve.
Për qytetarin, ndryshimi kryesor është se ankesa do të mund të depozitohet online, së bashku me dokumentacionin provues, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike apo dërgimi me postë.
Konsumatori do të mund të kontrollojë në kohë reale edhe fazën ku ndodhet çështja e tij, nga pranimi i ankesës, verifikimi teknik dhe pritja e përgjigjes nga operatori, deri te vendimmarrja përfundimtare.
Platforma do të monitorojë automatikisht afatet ligjore të trajtimit të ankesave, me synimin që të shmangen vonesat për problematika si mbifaturimet, cilësia e furnizimit apo ndërprerjet e paargumentuara.
Çdo praktikë do të ketë një numër unik dhe një dosje elektronike, ku do të ruhen dokumentet, komunikimet, përgjigjet, afatet dhe të gjitha veprimet e kryera gjatë shqyrtimit.
Sistemi do të krijojë gjithashtu një historik të plotë për çdo ndryshim apo vendimmarrje, duke regjistruar datën dhe përdoruesin që ka kryer veprimin. Kjo synon të rrisë gjurmueshmërinë dhe kontrollin mbi mënyrën si trajtohet çdo ankesë.
Fondi limit për platformën është 8 milionë e 333 mijë lekë pa TVSH, ndërsa kontrata parashikohet të realizohet brenda 4 muajve nga nënshkrimi.
Procedura është rishpallur pas anulimit të tenderit të mëparshëm për të njëjtin objekt. Afati i ri për paraqitjen e ofertave është 16 tetor 2026. Me sistemin e ri, ERE synon që asnjë ankesë të mos mbetet pa gjurmë, pa afat dhe pa përgjigje të dokumentuar.
Investimet rrisin vlerën/ Çfarë pritet të ndodhë me pronat në jug?
Zona të caktuara në Vlorë, Tiranë dhe Himarë mund të përjetojnë rritje të ndjeshme të çmimeve të pronave në vitet e ardhshme. Sipas një studimi të Investropa,......
BE “hap derën” për Malin e Zi/ Von der Leyen: Anëtarësimi është i arritshëm në vitin 2028
Mali i Zi po avancon drejt Bashkimit Evropian dhe objektivi për t'u bërë pjesë e bllokut në vitin 2028 mbetet në qendër të agjendës së qeverisë në Podgoricë.......
Bulmeti, rekord nga jashtë/ Italia dhe Hungaria, furnizuesit kryesorë. Importet arrijnë kulmin në Gusht
Shqipëria ka regjistruar në gusht të vitit 2026 një rekord të ri historik në sasinë e importeve të produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit. Të dhënat e......
Pagesat, me rregulla të reja/ Përveç bankave, projektrregullorja e re e BSH përfshin edhe institucionet e pagesave
Dy projektrregullore të reja të Bankës së Shqipërisë parashikojnë ndryshime në mënyrën e funksionimit të sistemeve të pagesave AIPS dhe AIPS EURO, duke sjellë......
Çfarë ndryshon me pagesat? BSH përgatit projektrregulloren për transfertat e menjëhershme me TIPS Clone
Një sistem i ri për pagesat e menjëhershme pritet të ndryshojë mënyrën se si kryhen transfertat bankare në Shqipëri. Banka e Shqipërisë po përcakton rregullat......
Si ndryshon jeta ekonomike? Gratë shqiptare përpara në blerjet online, burrat në shpenzimet familjare
Publikimi i INSTAT, “Gra dhe Burra”, sjell të dhëna mbi dallimet gjinore në ekonomi, përdorimin e teknologjisë dhe kushtet e jetesës në Shqipëri. Shifrat......
Taksat, si renditet Shqipëria? Mbledhim 19.8% të PBB-së, me kontributet 27%
Taksat po japin një kontribut të dukshëm në ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.61%......
Kontroll materialeve të ndërtimit/ Projektligji, sistem i ri vlerësimi sipas standardeve të BE
Materialet e ndërtimit që hyjnë në Shqipëri dhe që përdoren masivisht në sektor, do të kalojnë një filtër më të fortë kontrolli. Projektligji i hedhur për......

