Çfarë ndryshon me pagesat? BSH përgatit projektrregulloren për transfertat e menjëhershme me TIPS Clone

Një sistem i ri për pagesat e menjëhershme pritet të ndryshojë mënyrën se si kryhen transfertat bankare në Shqipëri. Banka e Shqipërisë po përcakton rregullat për funksionimin e sistemit të ri, i cili në projektrregullore identifikohet si “TIPS Clone Albania”.
Por çfarë do të thotë kjo në praktikë për qytetarin?
Nëse sot i dërgoni para një personi apo një biznesi, koha e mbërritjes së transfertës mund të varet nga sistemi i përdorur, banka dhe orari i shërbimit. Me pagesat e menjëhershme, synimi është që paratë të transferohen dhe të shlyhen në kohë reale, pa pritur ditën apo orarin bankar.
Sistemi do të funksionojë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë gjithë vitit. Pra, një pagesë e bërë të dielën, në mbrëmje apo gjatë një dite pushimi, do të mund të përpunohet njësoj si një pagesë e bërë gjatë orarit normal bankar.
Qytetari jep urdhrin e pagesës përmes bankës apo ofruesit të tij të shërbimit të pagesave. Instruksioni kalon në sistemin e pagesave të menjëhershme, kontrollohet dhe, nëse ka fonde të mjaftueshme, shlyhet menjëherë.
Projektrregullorja parashikon që pagesa të përfundojë brenda një intervali maksimal prej 10 sekondash.
Sistemi do të përdoret jo vetëm për transfertat mes qytetarëve, por edhe për pagesat ndaj bizneseve. Në dokument, tregtari përcaktohet si përfituesi i fondeve për mallra ose shërbime. Kjo do të thotë se, në të ardhmen, një qytetar mund të paguajë një biznes dhe pagesa të mbërrijë menjëherë në llogarinë e tij.
Një element tjetër është verifikimi i përfituesit. Përpara autorizimit të pagesës, qytetari do të marrë informacion për përputhshmërinë e të dhënave të vendosura për personin apo subjektin që do të marrë paratë.
Rregullorja vendos edhe kufij për një pagesë të vetme: deri në 500 mijë lekë ose 5 mijë euro.
Sa i përket pagesës me QR, projektrregullorja parashikon infrastrukturën për pagesat e menjëhershme dhe pagesat te tregtarët, por nuk përcakton që QR-ja të jetë mënyra e detyrueshme për nisjen e pagesës.
Si ndryshon jeta ekonomike? Gratë shqiptare përpara në blerjet online, burrat në shpenzimet familjare
Publikimi i INSTAT, “Gra dhe Burra”, sjell të dhëna mbi dallimet gjinore në ekonomi, përdorimin e teknologjisë dhe kushtet e jetesës në Shqipëri. Shifrat......
Taksat, si renditet Shqipëria? Mbledhim 19.8% të PBB-së, me kontributet 27%
Taksat po japin një kontribut të dukshëm në ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.61%......
Kontroll materialeve të ndërtimit/ Projektligji, sistem i ri vlerësimi sipas standardeve të BE
Materialet e ndërtimit që hyjnë në Shqipëri dhe që përdoren masivisht në sektor, do të kalojnë një filtër më të fortë kontrolli. Projektligji i hedhur për......
Shqipëria, turizëm elitar? Rama, biznesit të huaj: Kemi nevojë për hotele luksoze, investoni para se të jetë vonë
Shqipëria po synon që nga turizmi masiv, ku numri i turistëve ka kaluar 12 milionë, të kapërcejë drejt një turizmi elitar që sjell më shumë të ardhura në......
Modernizohet rrjeti në Golem/ Investim i ri për energjinë, synohen më pak defekte
Drejtoria Rajonale e OSSH Durrës ka shpallur hapjen e garës për zhvillimin e fiderit të ri nr.9 në Nënstacionin 110/20 kV Golem, së bashku me ndërtimin e......
BE “hap thesin” për krizën/ Shpenzoi 17.9 miliardë euro për familjet dhe bizneset
Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë shpenzuar 17.9 miliardë euro gjatë vitit 2026 për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të energjisë te familjet dhe......
TVSH zero për mallrat bazë/ Qeveria e Qipros vendos edhe subvencion për energjinë elektrike
Qeveria e Qipros miratoi së fundmi masa të reja të jashtëzakonshme me një total prej 70 milionë euro, që së bashku me masat tashmë në fuqi, mbështetja totale......
Europa gjen aleatin e ri? Brukseli kërkon të ulë varësinë nga SHBA-ja dhe Kina përmes Kanadasë
Europa po kërkon një mënyrë për të mbrojtur ekonominë e saj nga një tregti globale gjithnjë e më e pasigurt, dhe Kanadaja po shfaqet si një nga partnerët që......

