Kontroll materialeve të ndërtimit/ Projektligji, sistem i ri vlerësimi sipas standardeve të BE
Materialet e ndërtimit që hyjnë në Shqipëri dhe që përdoren masivisht në sektor, do të kalojnë një filtër më të fortë kontrolli.
Projektligji i hedhur për konsultim publik “Për tregtimin e produkteve të ndërtimit”, synon vendosjen e një sistemi kombëtar të unifikuar për vlerësimin, verifikimin dhe deklarimin e performancës dhe konformitetit të produkteve të ndërtimit, të ndërthurur me kërkesat e BE-së dhe të përshtatur me statusin e Shqipërisë si vend para-anëtarësimi.
Krijimin dhe funksionalizimin e strukturave përgjegjëse, përfshirë organet e miratuara, organin shqiptar të vlerësimit teknik dhe strukturat e mbikëqyrjes së tregut.
Projektligji synon gjithashtu rritjen e sigurisë në punimet e ndërtimit, duke vendosur standarde të qarta teknike për produktet me ndikim në cilësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e veprave ndërtimore.
Ndërsa objektiv është mbrojtja e konkurrueshmërisë së prodhuesve shqiptarë, duke u garantuar atyre kushte të barabarta me operatorët e BE-së dhe periudha tranzitore të arsyeshme për përshtatje.
Po ashtu synohet ndërtimi gradual i kapaciteteve institucionale dhe teknike, përfshirë sistemet elektronike të informacionit, në përputhje me transformimin digjital të parashikuar nga CPR 2024. Sigurimin e një kuadri të qartë tranzitor, i cili lejon bashkëjetesën e instrumenteve të trashëguara nga CPR 305/2011 me kërkesat e reja të CPR 2024 deri më 9 janar 2040, duke reflektuar dispozitat e vetë rregullores së BE-së si dhe përgatitja e autoriteteve shqiptare për zbatimin e drejtpërdrejtë të CPR 2024 në ditën e anëtarësimit, duke shmangur konfliktet normative, boshllëqet administrative dhe pasigurinë e operatorëve ekonomikë.
Qëllimi kryesor i këtij projektligji është të garantojë që produktet e ndërtimit të vendosura në tregun shqiptar të jenë të sigurta; të kenë performancë të vërtetuar dhe të dokumentuar; të jenë të gjurmueshme dhe transparente; të jenë të kontrolluara dhe të mbikëqyrura nga autoritete kompetente; të jenë të përputhshme me kërkesat teknike të BE-së; të mund të përdoren dhe të certifikohen sipas standardeve evropiane.
Shqipëria, turizëm elitar? Rama, biznesit të huaj: Kemi nevojë për hotele luksoze, investoni para se të jetë vonë
Shqipëria po synon që nga turizmi masiv, ku numri i turistëve ka kaluar 12 milionë, të kapërcejë drejt një turizmi elitar që sjell më shumë të ardhura në......
Modernizohet rrjeti në Golem/ Investim i ri për energjinë, synohen më pak defekte
Drejtoria Rajonale e OSSH Durrës ka shpallur hapjen e garës për zhvillimin e fiderit të ri nr.9 në Nënstacionin 110/20 kV Golem, së bashku me ndërtimin e......
BE “hap thesin” për krizën/ Shpenzoi 17.9 miliardë euro për familjet dhe bizneset
Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë shpenzuar 17.9 miliardë euro gjatë vitit 2026 për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të energjisë te familjet dhe......
TVSH zero për mallrat bazë/ Qeveria e Qipros vendos edhe subvencion për energjinë elektrike
Qeveria e Qipros miratoi së fundmi masa të reja të jashtëzakonshme me një total prej 70 milionë euro, që së bashku me masat tashmë në fuqi, mbështetja totale......
Europa gjen aleatin e ri? Brukseli kërkon të ulë varësinë nga SHBA-ja dhe Kina përmes Kanadasë
Europa po kërkon një mënyrë për të mbrojtur ekonominë e saj nga një tregti globale gjithnjë e më e pasigurt, dhe Kanadaja po shfaqet si një nga partnerët që......
Athina sfidon rregullat/ Çmimet e energjisë rriten, Greqia kërkon lehtësi fiskale
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Komisionit Europian më shumë hapësirë fiskale për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e çmimeve......
Aleanca e re BE-Kanada/ Nga lëndët e para strategjike te avionët zjarrfikës, po përgatitet marrëveshja
Bashkimi Evropian dhe Kanadaja, të cilat duan të krijojnë një “aleancë të re” kundër Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po përgatisin marrëveshje mbi shërbimet......
Europa fluturon më shtrenjtë/ Mbi 2 milionë udhëtime gjatë verës pavarësisht rritjes së karburantit
Europa ka vijuar të fluturojë me ritme të larta gjatë verës, pavarësisht rritjes së fortë të kostove të karburantit. Sipas Eurostat, më shumë se 2 milionë......

