Taksat, si renditet Shqipëria? Mbledhim 19.8% të PBB-së, me kontributet 27%

Taksat po japin një kontribut të dukshëm në ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa vetëm taksat neto mbi produktet dhanë 1.13 pikë përqindje të kësaj rritjeje. Sipas INSTAT, ato u rritën me 8.45% në terma vjetorë.
Por sa mbledh Shqipëria nga taksat kur krahasohet me vende të tjera? Një analizë e publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, e vendos Shqipërinë në 19.8% të PBB-së për të ardhurat nga taksat në vitin 2024.
Duhet të theksojmë se kjo nuk tregon se një qytetar paguan 19.8% të të ardhurave të tij në taksa, por mat peshën e të ardhurave tatimore në raport me të gjithë ekonominë. Sipas FMN-së, të ardhurat tatimore në nivel global ishin rreth 17.5% e PBB-së në 2024.
Megjithatë, shifrat kombëtare të Ministrisë së Financave duken më të larta. Për vitin 2025, Ministria raporton 716.3 miliardë lekë të ardhura tatimore, afërsisht 27% e PBB-së së parashikuar për atë vit. Diferenca lidhet me mënyrën e klasifikimit. Në statistikat buxhetore përfshihen edhe të ardhura nga fondet speciale, ku hyjnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si edhe të ardhurat e pushtetit vendor. Vetëm Tatimet dhe Doganat, pa përfshirë kontributet, mblodhën rreth 496.2 miliardë lekë. Prandaj, shifra prej 27% nuk duhet krahasuar drejtpërdrejt me 19.8% të FMN-së.
Në rang botëror, diferencat janë shumë më të mëdha. Danimarka kryeson me 45.3% të PBB-së, e ndjekur nga Bullgaria me 38.8% dhe Suedia me 38.7%. Në skajin tjetër janë Libia me 1.2%, Kuvajti me 1.4% dhe Iraku me 1.7%.
Megjithatë, një nivel i ulët nuk nënkupton domosdoshmërisht taksa “më të favorshme”. Në vende të pasura me naftë, shteti mund të sigurojë të ardhura të mëdha nga burimet natyrore, ndërsa në ekonomi më të varfra niveli i ulët mund të lidhet me informalitetin dhe aftësinë më të kufizuar për mbledhjen e taksave. Pikërisht për këtë arsye, pesha e taksave ndaj PBB-së tregon më shumë se sa mbështetet financimi i shtetit te tatimet, sesa sa e rëndë është fatura individuale e një qytetari.

Kontroll materialeve të ndërtimit/ Projektligji, sistem i ri vlerësimi sipas standardeve të BE
Materialet e ndërtimit që hyjnë në Shqipëri dhe që përdoren masivisht në sektor, do të kalojnë një filtër më të fortë kontrolli. Projektligji i hedhur për......
Shqipëria, turizëm elitar? Rama, biznesit të huaj: Kemi nevojë për hotele luksoze, investoni para se të jetë vonë
Shqipëria po synon që nga turizmi masiv, ku numri i turistëve ka kaluar 12 milionë, të kapërcejë drejt një turizmi elitar që sjell më shumë të ardhura në......
Modernizohet rrjeti në Golem/ Investim i ri për energjinë, synohen më pak defekte
Drejtoria Rajonale e OSSH Durrës ka shpallur hapjen e garës për zhvillimin e fiderit të ri nr.9 në Nënstacionin 110/20 kV Golem, së bashku me ndërtimin e......
BE “hap thesin” për krizën/ Shpenzoi 17.9 miliardë euro për familjet dhe bizneset
Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë shpenzuar 17.9 miliardë euro gjatë vitit 2026 për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të energjisë te familjet dhe......
TVSH zero për mallrat bazë/ Qeveria e Qipros vendos edhe subvencion për energjinë elektrike
Qeveria e Qipros miratoi së fundmi masa të reja të jashtëzakonshme me një total prej 70 milionë euro, që së bashku me masat tashmë në fuqi, mbështetja totale......
Europa gjen aleatin e ri? Brukseli kërkon të ulë varësinë nga SHBA-ja dhe Kina përmes Kanadasë
Europa po kërkon një mënyrë për të mbrojtur ekonominë e saj nga një tregti globale gjithnjë e më e pasigurt, dhe Kanadaja po shfaqet si një nga partnerët që......
Athina sfidon rregullat/ Çmimet e energjisë rriten, Greqia kërkon lehtësi fiskale
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Komisionit Europian më shumë hapësirë fiskale për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e çmimeve......
Aleanca e re BE-Kanada/ Nga lëndët e para strategjike te avionët zjarrfikës, po përgatitet marrëveshja
Bashkimi Evropian dhe Kanadaja, të cilat duan të krijojnë një “aleancë të re” kundër Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po përgatisin marrëveshje mbi shërbimet......

