Shqipëria Postuar më 2 October 2026, 11:02

Shqipëria, turizëm elitar? Rama, biznesit të huaj: Kemi nevojë për hotele luksoze, investoni para se të jetë vonë

Nga Elisabeta Dosku

Shqipëria, turizëm elitar? Rama, biznesit të huaj: Kemi

Shqipëria po synon që nga turizmi masiv, ku numri i turistëve ka kaluar 12 milionë, të kapërcejë drejt një turizmi elitar që sjell më shumë të ardhura në ekonominë Shqiptare.  Nga “Future Hospitality Forum 2026”,  Kryeministri Edi Rama theksoi se qëllimi është të krijohet infrastrukturë për hotelet luksoze dhe turizmin elitar.

 “Aktualisht kemi arritur në 12 milonë turistë dhe jemi në një moment që në vend që të jemi të lumtur jemi të shqetësuar për nevojën urgjente që të rrisim cilësinë sepse nuk mund të shohim më atë anë të medaljes e cila tani po shkëlqen por në nesër mund të jetë më shkëlqyese dhe verbuese për të ardhmen e vendit. Sepse ne e dimë që numrat e lartë të turistëve më të ardhura të ulëta sjellin stres të madh në mjedis, shërbime, infrastrukturë dhe njerëz, kështu që ne s’mund ti ndalojmë njerëzit që të vijnë por duhet të krijojmë më shumë hapësire dhe kushte për ekselencën që të vijë dhe të bëhet forcë për vendin. Duam të krijojmë infrastrukturë për të thithur më shumë brande dhe turizëm elitar në Shqipëri. Është shumë mirë të kemi këtu emra të mëdhenj por ka diçka që nuk jam i lumtur kur vjen puna tek rezultatet, pasi ato mund të jenë më të mira dhe ne kemi nevojë për më shumë dhe tani. Shumë nga ju janë këtu, shumë po interesohen dhe ka shumë jashtë që ende nuk janë këtu dhe ne këtë duhet të bëjmë”, u shpreh Rama.

Kryeministri u bëri apel investitorëve që të zgjedhin Shqipërinë përpara se të jetë shumë vonë dhe të mos ketë më hapësire për ta. 

“Bëni marrëveshjet tuaja dhe mos humbi mundësitë. Një herë takova një investitor në USA dhe i thashë hajde në Shqipëri dhe ai më tha Shqipëria nuk është gati për mua. Më vonë më mori në telefon dhe me tha do vij në Shqipëri dhe unë i thash Shqipëria nuk ka kohë për ty. Kështu që shfrytëzoni mundësinë sepse Shqipëria mund të bëhet shumë e kërkuar dhe mund t’ju them që Shqipëria nuk ka kohë për ju”, theksoi kreu i shtetit

“Future Hospitality Forum 2026”, bëri bashkë përfaqësues të qeverisë, të sektorit të turizmit, investitorë me qëllim eksplorimin e hapësirave të reja të zhvillimit të këtij sektori dhe të mundësive për të investuar. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat