Shqipëria Postuar më 2 October 2026, 20:36

Hapet edicioni i 3-të i “Tirana Grand Prix”, pjesëmarrëse 42 makina nga Shqipëria, Italia dhe rajoni

Nga Scan TV

Hapet edicioni i 3-të i “Tirana Grand Prix”,

Një eventi që nuk duhet humbur! Nën kujdesin e DPSHTRR është hapur në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë edicioni i tretë i Tirana Grand Prix. Ai do të jetë i hapur për të gjithë dashamirësit e automjeteve nga 2–4 Tetor 2026. Në ceremoninë e hapjes së aktivitetit Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Kreshnik Bajraktari, pasi falenderoi pjesëmarrësit dhe sponsorët bëri të ditur se në këtë edicion marrin pjesë 42 automjetet të veçanta të ardhura nga Shqipëria, Italia dhe vendet e rajonit. Aktiviteti është konceptuar si një festë, ku nën ritmet e muzikës së DJ Erta, sillet energji dhe atmosferë perfekte për momente plot emocion dhe spektakël! Sigurisht në ditët e këtij aktiviteti nuk do të mungojë as adrenalina që jep një garë me makina.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat