Shqipëria Postuar më 3 October 2026, 10:56

Ura e Bahçallëkut merr formë/ Rama: Lehtësi në hyrje të Shkodrës

Nga Scan TV

Ura e Bahçallëkut merr formë/ Rama: Lehtësi në hyrje

Punimet për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, në aksin nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut, po vijojnë me avancimin e projektit infrastrukturor në hyrje të Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga punimet për urën e re, duke theksuar se investimi do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të qytetit.

Sipas Ramës, ura e re e Bahçallëkut po merr formë hap pas hapi dhe është investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës.

Projekti, synon përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë rrugore, si dhe forcimin e lidhjeve të Shkodrës me pjesët e tjera të vendit. Kjo urë, është pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore që lidh qytetin e Shkodrës me zonat përtej rrjedhës së Drinit dhe Kirit, duke pasur një rol të rëndësishëm në komunikimin dhe lëvizjen drejt veriut të vendit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat