Guvernatori Sejko në ceremoninë e diplomimit të studentëve

Guvernatori Gent Sejko ka marë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve. Ai tha se arsimi i lartë, mbart përkushtimin për ta lidhur formimin akademik me nevojat e zhvillimit të vendit. Dhe tani është mundësia për t’i vënë në provë dijet.
“Sot keni çdo arsye të ndiheni krenarë. Pas secilës diplomë qëndron një histori personale: orë të gjata përgatitjeje, provime, vështirësi të kapërcyera dhe vendosmëri për të ecur përpara. Kjo arritje mban emrin tuaj dhe dëshmon përkushtimin me të cilin keni punuar për të ardhmen.
Në këtë ditë, një mirënjohje e veçantë u takon familjeve tuaja, të cilat kanë ndarë me ju sakrificat dhe shpresat e këtij rrugëtimi. Po kështu, dëshiroj të përgëzoj pedagogët dhe drejtuesit e Universitetit për punën në përgatitjen e këtij brezi të ri profesionistësh, si dhe të vlerësoj kontributin e këtij Universiteti në arsimin e lartë dhe përkushtimin për ta lidhur formimin akademik me nevojat e zhvillimit të vendit. Të ndihmosh një të ri të zbulojë aftësitë e tij dhe të fitojë besimin për t’i vënë ato në jetë është një përgjegjësi me vlerë të veçantë për shoqërinë. Së pari, ruajeni dëshirën për të kuptuar më shumë. Universiteti ju ka dhënë njohuri dhe instrumente për të analizuar botën. Tani do të keni mundësinë t’i vini ato në provë, të kuptoni ku ju shërbejnë dhe ku keni nevojë të mësoni më tej.
Së dyti, kujdesuni për besimin që të tjerët vendosin tek ju. Nga këndvështrimi i një bankieri qendror, besimi është themelor për funksionimin e ekonomisë dhe të institucioneve. Ai ka po aq rëndësi në jetën profesionale të secilit prej nesh. Së treti, njohuritë do t’ju ndihmojnë të fitoni mundësi, por serioziteti dhe integriteti do t’ju ndihmojnë të krijoni marrëdhënie profesionale që zgjasin. Ndaj, ndërsa punoni për të ndërtuar karrierën, kujdesuni me të njëjtin përkushtim edhe për reputacionin tuaj.
Së katërti, kini guximin të merrni nismën dhe durimin për ta çuar punën deri në fund. Jepuni hapësirë ideve tuaja. Propozoni një zgjidhje, merrni përsipër një detyrë të vështirë, kërkoni një mundësi ku mund të zhvilloheni. Mos prisni të ndiheni plotësisht të përgatitur për çdo hap. Një pjesë e rëndësishme e përgatitjes vjen duke punuar”- tha guvernatori Sejko.
Prezantohet ‘Flamingo Mirror’/ Rama publikon dokumentet për Sazanin dhe Zvërnecin
“Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos”, ku do të bëhen publike dokumentet të shumë dosjeve qeveritare, është prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Dokumentet e......
Automjetet klasike në garë/ “Tirana Grand Prix”, historia e automibilizmit në rrugët e kryeqytetit
Automjete që ruhen në koleksione private, këtë fundjavë dolën përpara publikut në sheshin “Nënë Tereza”. Modele historike dhe makina të viteve ’80 e ’90 bëhen......
Sa rrinë shqiptarët në Kosovë? Kalojnë mesatarisht dy netë, mbetemi tregu kryesor i hotelerisë
Shqipëria është kthyer në burimin kryesor të vizitorëve të huaj për hotelerinë e Kosovës. Gjatë vitit 2025, strukturat hoteliere në Kosovë regjistruan 116,444......
Reforma e re e pensioneve/ Yzeiraj: Të ardhurat janë rritur mbi 10%, fokus te ‘Shqipëria sociale’
Prioritet për qeverinë vijon të jetë ‘Shqipëria sociale’, duke synuar edhe përmbushjen e Reformës së re të Pensioneve. Kështu ka thënë për INSIDE NEWS në SCAN......
Shqipëria, tregu nr. 1 i Kosovës/ 17% e të gjitha eksporteve kishin si destinacion tregun shqiptar
Shqipëria mbetet një nga tregjet kryesore për mallrat e Kosovës. Gjatë vitit 2025, rreth 17% e të gjitha eksporteve kosovare kishin si destinacion tregun......
Prezantohet “Paneli i Gjelbër”/ BQK, platformë për rreziqet klimatike në sektorin financiar
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka prezantuar Panelin e Gjelbër, një mekanizëm të ri digjital që mundëson mbledhjen, paraqitjen dhe analizimin e......
650 kontrolle për naftën/ 15 gjoba, 7 raste në gjykatë. Monitorim dhe blerjeve online
Gjatë muajit shtator, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar kontrolle në disa prej fushave kryesore që lidhen me funksionimin dhe sigurinë......
Çmimet globale të ushqimeve/ Indeksi i FAO, arrihet niveli më i lartë në gati katër vjet
Indeksi i Çmimeve sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë FAO,arriti në 136 pikë në shtator, nga 134 pikë që ishte në muajin Gusht. Kjo është rritja e......

