Çmimet globale të ushqimeve/ Indeksi i FAO, arrihet niveli më i lartë në gati katër vjet

Indeksi i Çmimeve sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë FAO,arriti në 136 pikë në shtator, nga 134 pikë që ishte në muajin Gusht. Kjo është rritja e tretë mujore radhazi dhe niveli më i lartë i regjistruar në gati katër vite. Krahasuar me shtatorin e kaluar, indeksi është rritur me 5.8 për qind, ku në krye të rritjes, janë disa prej produkteve kryesore ushqimore. Çmimi i grurit u rrit me 5.1%, sheqeri me 6.1%, ndërsa vajrat bimore me 0.9%. Në anën tjetër, çmimet e mishit ranë me 1.1 %, ndërsa produktet e qumështit shënuan një ulje të lehtë prej 0.1%.
Sipas FAO-s, tregjet e drithërave janë ndikuar nga problemet në rajonin e Detit të Zi dhe thatësira në disa zona të Amerikës së Veriut. Edhe misri u shtrenjtua, me 5.6 %, për shkak të shqetësimeve mbi prodhimin në Shtetet e Bashkuara, furnizimeve më të kufizuara nga Brazili dhe ndërprerjeve tregtare në Detin e Zi. Ndërkohë, shqetësimet për fenomenin klimatik ‘El Niño’, kanë ndikuar në tregun e sheqerit.
Problemet e transportit në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Zi, po shtojnë gjithashtu kostot e energjisë dhe transportit. Megjithatë, FAO pret që prodhimi global i grurit gjatë vitit 2026 të arrijë në rreth 2.979 miliardë tonë. Kjo do të ishte 2.1% më pak se një vit më parë, por sërish niveli i dytë më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Zhvillimet e muajve të ardhshëm do të varen në masë të madhe nga kushtet atmosferike, prodhimi bujqësor dhe situata në korridoret kryesore të transportit dhe tregtisë globale.
Keni pasuri në bashkëpronësi? Si bëhet regjistrimi para dhe pas pjesëtimit sipas ligjit të ri?
Draftligji i ri për “Agjencinë Shtetërore të Pronës”, tashmë në konsultim publik, saktëson se si do të bëhet regjistrimi i pasurisë në bashkëpronësi dhe pas......
“Made in Kosova” në tregjet e EFTA-s/ Pa tarifa doganore, marrëveshja e tregtisë së lirë në fuqi prej 1 Tetorit
Prej 1 Tetorit 2026 ka hyrë në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes,......
Ndryshon fatura e energjisë ERE propozon rregulla të reja për pasqyrimin e konsumit, duhet info dhe për furnizuesit
Faturat e energjisë elektrike do të duhet të tregojnë qartë nëse konsumi është matur, është përllogaritur apo është deklaruar nga vetë klienti përmes leximit......
Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Miratohet projektligji për krijimin dhe funksionimin e institucionit të pavarur
Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin që përcakton mënyrën e krijimit dhe funksionimit të një institucioni të pavarur për monitorimin e politikës......
Cannabis-i nën kontroll 24/7-Agjencia monitoron subjektet nga kultivimi deri te eksporti
Aktiviteti i subjekteve të licencuara dhe të lejuara për kultivimin dhe përpunimin e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale do të jetë nën......
130 mln euro për dronë/ BE shton financimin për forcimin e mbikëqyrjes së kufijve të jashtëm
Dronët po marrin rol gjithnjë e më të madh në strategjinë e sigurisë së Bashkimit Evropian. Komisioni Europian ka shtuar edhe 130 milionë euro në fondet për......
Ura e Bahçallëkut merr formë/ Rama: Lehtësi në hyrje të Shkodrës
Punimet për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, në aksin nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut, po vijojnë me avancimin e projektit......
BE financon Shqipërinë dhe Malin e Zi/ 23.1% nga Plani i Rritjes, në krye të rajonit për fondet evropiane për frymë
Shqipëria po përfiton nivel të lartë të mbështetjes financiare evropiane në raport me popullsinë. Sipas raportit të OECD për konvergjencën ekonomike në......

