“Made in Kosova” në tregjet e EFTA-s/ Pa tarifa doganore, marrëveshja e tregtisë së lirë në fuqi prej 1 Tetorit

Prej 1 Tetorit 2026 ka hyrë në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, produktet kosovare përfitojnë qasje më të favorshme në tregjet e Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit, duke u hapur kompanive vendore mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre jashtë vendit. Oda Ekonomike e Kosovës e sheh këtë zhvillim si një mundësi për rritjen e eksporteve dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova” në një treg me mbi 15 milionë konsumatorë.
Në veçanti, rëndësi të madhe paraqet tregu zviceran, për shkak të lidhjeve të fuqishme ekonomike me Kosovën, përfshirë investimet, remitencat dhe praninë e madhe të diasporës kosovare. Marrëveshja krijon mundësi jo vetëm për eksportin e mallrave, por edhe për shërbimet. Sektorët si teknologjia informative, ndërtimi dhe shërbimet profesionale konsiderohen ndër fushat ku bizneset kosovare mund të kërkojnë mundësi të reja bashkëpunimi.
Sipas të dhënave për vitin 2025, Kosova ka eksportuar në vendet e EFTA-s mallra në vlerë prej mbi 100.4 milionë euro, ndërsa importet kanë qenë rreth 53 milionë euro. Oda Ekonomike e Kosovës u ka bërë thirrje bizneseve që ta shfrytëzojnë këtë marrëveshje për të zgjeruar eksportet, për të përmirësuar standardet e produkteve dhe për të krijuar partneritete të reja ndërkombëtare. Marrëveshja synon kështu të krijojë një bazë më të qëndrueshme për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s.
Ndryshon fatura e energjisë ERE propozon rregulla të reja për pasqyrimin e konsumit, duhet info dhe për furnizuesit
Faturat e energjisë elektrike do të duhet të tregojnë qartë nëse konsumi është matur, është përllogaritur apo është deklaruar nga vetë klienti përmes leximit......
Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Miratohet projektligji për krijimin dhe funksionimin e institucionit të pavarur
Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin që përcakton mënyrën e krijimit dhe funksionimit të një institucioni të pavarur për monitorimin e politikës......
Cannabis-i nën kontroll 24/7-Agjencia monitoron subjektet nga kultivimi deri te eksporti
Aktiviteti i subjekteve të licencuara dhe të lejuara për kultivimin dhe përpunimin e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale do të jetë nën......
130 mln euro për dronë/ BE shton financimin për forcimin e mbikëqyrjes së kufijve të jashtëm
Dronët po marrin rol gjithnjë e më të madh në strategjinë e sigurisë së Bashkimit Evropian. Komisioni Europian ka shtuar edhe 130 milionë euro në fondet për......
Ura e Bahçallëkut merr formë/ Rama: Lehtësi në hyrje të Shkodrës
Punimet për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, në aksin nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut, po vijojnë me avancimin e projektit......
BE financon Shqipërinë dhe Malin e Zi/ 23.1% nga Plani i Rritjes, në krye të rajonit për fondet evropiane për frymë
Shqipëria po përfiton nivel të lartë të mbështetjes financiare evropiane në raport me popullsinë. Sipas raportit të OECD për konvergjencën ekonomike në......
Hapet edicioni i 3-të i “Tirana Grand Prix”, pjesëmarrëse 42 makina nga Shqipëria, Italia dhe rajoni
Një eventi që nuk duhet humbur! Nën kujdesin e DPSHTRR është hapur në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë edicioni i tretë i Tirana Grand Prix. Ai do të jetë i......
Zbardhen vendimet e qeverisë, nga kanabisi mjekësor tek projektligjet për tatimet dhe financat
Agjencia për Media dhe Informim publikoi vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë më 02.10.2026. Sipas njoftimit Këshilli i Ministrave......

