FunData Postuar më 3 October 2026, 14:11

Sa rrinë shqiptarët në Kosovë? Kalojnë mesatarisht dy netë, mbetemi tregu kryesor i hotelerisë

Nga Xhorxhina Deda

Sa rrinë shqiptarët në Kosovë? Kalojnë mesatarisht dy

Shqipëria është kthyer në burimin kryesor të vizitorëve të huaj për hotelerinë e Kosovës. Gjatë vitit 2025, strukturat hoteliere në Kosovë regjistruan 116,444 vizitorë nga Shqipëria, të cilët realizuan gjithsej 213,402 netë qëndrimi, më shumë se vizitorët nga çdo shtet tjetër. Nëse bëjmë një mesatare rezulton se vizitorët nga Shqipëria kanë qëndruar mesatarisht 2 netë në një nga strukturat e qëndrimit në Kosovë. 

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK), gjatë vitit 2025 në Kosovë u regjistruan gjithsej 463,092 vizitorë të huaj dhe rreth 902.7 mijë netë qëndrimi. Kjo do të thotë se afërsisht 1 në çdo 4 vizitorë të huaj të regjistruar në hoteleri vinte nga Shqipëria, ndërsa shqiptarët realizuan rreth 24% të netëve totale të qëndrimit të të huajve. 

Diferenca me tregjet e tjera është e dukshme. Në 2025, nga Gjermania u regjistruan 52,602 vizitorë, ndërsa nga Zvicra 40,941. Të dyja së bashku sollën 93,543 vizitorë, ose rreth 22,900 më pak se Shqipëria. Edhe për netët e qëndrimit, Shqipëria kryeson me 213.4 mijë net, kundrejt rreth 175.8 mijë netëve të Gjermanisë dhe Zvicrës së bashku. 

Por ajo që bie më shumë në sy është rritja ndër vite. Në 2016, nga Shqipëria regjistroheshin vetëm 29,509 vizitorë dhe 41,293 net qëndrimi. Në 2018 numri arriti në 37,141 vizitorë, ndërsa në 2019 ishte 34,720

Pas vitit 2020, fluksi u përshpejtua ndjeshëm. Nga rreth 31 mijë vizitorë në 2020, numri u rrit në 55,591 në 2021 dhe në 64,237 në 2022. Më pas, në 2023 vizitorët arritën 90,518 vizitorë, në 2024 109 mijë, ndërsa në 2025 u regjistrua niveli më i lartë i periudhës, me 116,444 vizitorë.

Sa rrinë shqiptarët në Kosovë? Kalojnë mesatarisht dySa rrinë shqiptarët në Kosovë? Kalojnë mesatarisht dy

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat