650 kontrolle për naftën/ 15 gjoba, 7 raste në gjykatë. Monitorim dhe blerjeve online

Gjatë muajit shtator, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar kontrolle në disa prej fushave kryesore që lidhen me funksionimin dhe sigurinë e tregut. Gjithsej janë 656 inspektime në fusha të ndryshme, përfshirë mbikëqyrjen e naftës dhe derivateve të naftës, sigurinë e përgjithshme të produkteve, mbikëqyrjen e konsumit të tregut, kushtet minimale-teknike dhe mbikëqyrjen metrologjike.
Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara, janë shqiptuar 15 gjoba për shkelje të ndryshme, ndërsa janë iniciuar edhe 7 lëndë në gjykatat kompetente për shkelje kundërvajtëse të konstatuara gjatë inspektimeve. Në kuadër të masave të ndërmarra, janë sekuestruar gjithsej 231 produkte, përfshirë lodra për fëmijë, helmeta pune, kabllo vazhduese, adapterë, mbushës, pajisje elektrike, cigare elektronike dhe produkte të tjera që kanë qenë objekt i kontrolleve inspektuese.
Një vëmendje e veçantë gjatë muajit shtator i është kushtuar edhe mbrojtjes së konsumatorit. Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit ka pranuar gjithsej 294 ankesa, që paraqet një rritje prej 144 ankesash krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me blerjet online, mospërputhjen e çmimeve dhe çështjet e garancisë, duke evidentuar fushat në të cilat konsumatorët vazhdojnë të përballen me problematika në raport me operatorët ekonomikë.
Të dhënat e muajit shtator pasqyrojnë një aktivitet të gjerë të IQMT-së në funksion të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit, identifikimit dhe trajtimit të parregullsive, si dhe garantimit të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve. Rritja e numrit të ankesave të konsumatorëve njëkohësisht nënvizon rëndësinë e informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe respektimit të detyrimeve ligjore nga operatorët ekonomikë.
Çmimet globale të ushqimeve/ Indeksi i FAO, arrihet niveli më i lartë në gati katër vjet
Indeksi i Çmimeve sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë FAO,arriti në 136 pikë në shtator, nga 134 pikë që ishte në muajin Gusht. Kjo është rritja e......
Keni pasuri në bashkëpronësi? Si bëhet regjistrimi para dhe pas pjesëtimit sipas ligjit të ri?
Draftligji i ri për “Agjencinë Shtetërore të Pronës”, tashmë në konsultim publik, saktëson se si do të bëhet regjistrimi i pasurisë në bashkëpronësi dhe pas......
“Made in Kosova” në tregjet e EFTA-s/ Pa tarifa doganore, marrëveshja e tregtisë së lirë në fuqi prej 1 Tetorit
Prej 1 Tetorit 2026 ka hyrë në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes,......
Ndryshon fatura e energjisë ERE propozon rregulla të reja për pasqyrimin e konsumit, duhet info dhe për furnizuesit
Faturat e energjisë elektrike do të duhet të tregojnë qartë nëse konsumi është matur, është përllogaritur apo është deklaruar nga vetë klienti përmes leximit......
Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Miratohet projektligji për krijimin dhe funksionimin e institucionit të pavarur
Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin që përcakton mënyrën e krijimit dhe funksionimit të një institucioni të pavarur për monitorimin e politikës......
Cannabis-i nën kontroll 24/7-Agjencia monitoron subjektet nga kultivimi deri te eksporti
Aktiviteti i subjekteve të licencuara dhe të lejuara për kultivimin dhe përpunimin e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale do të jetë nën......
130 mln euro për dronë/ BE shton financimin për forcimin e mbikëqyrjes së kufijve të jashtëm
Dronët po marrin rol gjithnjë e më të madh në strategjinë e sigurisë së Bashkimit Evropian. Komisioni Europian ka shtuar edhe 130 milionë euro në fondet për......
Ura e Bahçallëkut merr formë/ Rama: Lehtësi në hyrje të Shkodrës
Punimet për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, në aksin nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut, po vijojnë me avancimin e projektit......

