Shqipëria Postuar më 3 October 2026, 11:00

Cannabis-i nën kontroll 24/7-Agjencia monitoron subjektet nga kultivimi deri te eksporti

Nga Diamila Leka

Cannabis-i nën kontroll 24/7-Agjencia monitoron subjektet nga kultivimi

Aktiviteti i subjekteve të licencuara dhe të lejuara për kultivimin dhe përpunimin e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale do të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Projektvendimi i ri përcakton rregullat e kontrollit në të gjitha hallkat e aktivitetit, nga importi i farave dhe materialit mbjellës, te kultivimi, korrja, tharja, përpunimi, paketimi, magazinimi, transporti dhe eksporti. Në qendër të këtij mekanizmi do të jetë Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, e cila do të hartojë programet vjetore të inspektimit mbi bazën e analizës së riskut, të dhënave në regjistër dhe historikut të përputhshmërisë së subjekteve. Kontrollet nuk do të jenë vetëm të planifikuara. Agjencia mund të kryejë edhe inspektime të paparalajmëruara, në rast dyshimesh për shkelje, mospërputhje të të dhënave apo incidente që cenojnë sigurinë dhe gjurmueshmërinë.

Mbikëqyrja do të mund të kryhet edhe në distancë, përmes kamerave të sigurisë, sensorëve, sistemeve elektronike, dronëve dhe imazheve satelitore. Agjencia do të ketë akses të vazhdueshëm në sistemet e monitorimit. Kontrolli shtrihet edhe te analizat laboratorike.

Lotet që nuk përmbushin kriteret do të vendosen në karantinë dhe nuk mund të tregtohen apo eksportohen. Për cannabis-in industrial, një lot konsiderohet jashtë standardit kur vlera e matur e THC-së, së bashku me pasigurinë e matjes, kalon kufirin 0.8%.  Subjektet mund të kërkojnë ritestim brenda dy ditëve pune, ndërsa materialet e pakonformuara mund të korrigjohen, të ndryshojnë destinacionin kur lejohet ose të asgjësohen. Rregullat parashikojnë gjithashtu sekuestrimin dhe konfiskimin e materialeve të paligjshme apo të pagjurmueshme, ndërsa çdo lëvizje dhe ndryshim statusi duhet të regjistrohet në sistem.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat