Reforma e re e pensioneve/ Yzeiraj: Të ardhurat janë rritur mbi 10%, fokus te ‘Shqipëria sociale’

Prioritet për qeverinë vijon të jetë ‘Shqipëria sociale’, duke synuar edhe përmbushjen e Reformës së re të Pensioneve. Kështu ka thënë për INSIDE NEWS në SCAN TV, zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj, ku janë 755 mijë qytetarë të cilët presin sa do të rritet pagesa mujore.
“Me aktin normativ 2026, janë shërbimet, apo shpenzimet për sisitemet e ndryshme sociale. Do vijojmë politkën mbështetesë përsa i përket pensioneve, me fonde që dalin jo vetëm nga skema e kontributeve, por edhe nga buxheti, të ardhurat që mbledhim. Deri në përfundimin e Reformë së re të Pensioneve, po vijojmë mbështetjen në fondin e përgjithshëm edhe me një pjesë nga buxheti i përgjithshëm, por do ketë edhe mbështetje në shëndetësi e arsim’’- thotë Yzeiraj.
Prej më shumë se dy vitesh qeveria po punon me Bankën Botërore për ndërhyrjet që do të bëhen mbi skemën aktuale. Gati 32% e popullsisë së vendit është në pension. Aktualisht vlera e pensionit mesatar urban është 20 mijë e 666 lekë, ndërsa ato rurale kanë arritur në 12 mijë e 645 lekë, pas indeksimit me 2.7% në muajin korrik. Yzeiraj thekson se po përmirësohen kapacitetet administrative dhe se të ardhurat janë rritur mbi 10% krahasuar me 1 vit më parë.
“Deri tani kemi patur një rritje të ardhurash prej më shumë se 10% dhe kjo pa patur nevojë të rriten taksat, por falë një mirëadministrimi tatimor. Falë sisitemeve digjitale, është përmirësuar ndjeshëm aftësia për të gjurmuar aktivitetin ekonomik. Me përmirësimin e kapaciteteve administrative, do të rriten burimet e të ardhurave, çka nënkupton trajektore afatmesme dhe aftgajtë të zhvillimit ekonomik’’- shton Yzeiraj.
Zv.ministri Yzeiraj, thotë gjithashtu se fakti që parashikimet për rritjen ekonomike janë afatgjata dhe aktiviteti i bizneseve vijon të jetë i qëndrueshëm, do të thotë se kjo do të përkthehet në më shumë mbështetje për qytetarët.
Shqipëria, tregu nr. 1 i Kosovës/ 17% e të gjitha eksporteve kishin si destinacion tregun shqiptar
Shqipëria mbetet një nga tregjet kryesore për mallrat e Kosovës. Gjatë vitit 2025, rreth 17% e të gjitha eksporteve kosovare kishin si destinacion tregun......
Prezantohet “Paneli i Gjelbër”/ BQK, platformë për rreziqet klimatike në sektorin financiar
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka prezantuar Panelin e Gjelbër, një mekanizëm të ri digjital që mundëson mbledhjen, paraqitjen dhe analizimin e......
650 kontrolle për naftën/ 15 gjoba, 7 raste në gjykatë. Monitorim dhe blerjeve online
Gjatë muajit shtator, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar kontrolle në disa prej fushave kryesore që lidhen me funksionimin dhe sigurinë......
Çmimet globale të ushqimeve/ Indeksi i FAO, arrihet niveli më i lartë në gati katër vjet
Indeksi i Çmimeve sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë FAO,arriti në 136 pikë në shtator, nga 134 pikë që ishte në muajin Gusht. Kjo është rritja e......
Keni pasuri në bashkëpronësi? Si bëhet regjistrimi para dhe pas pjesëtimit sipas ligjit të ri?
Draftligji i ri për “Agjencinë Shtetërore të Pronës”, tashmë në konsultim publik, saktëson se si do të bëhet regjistrimi i pasurisë në bashkëpronësi dhe pas......
“Made in Kosova” në tregjet e EFTA-s/ Pa tarifa doganore, marrëveshja e tregtisë së lirë në fuqi prej 1 Tetorit
Prej 1 Tetorit 2026 ka hyrë në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes,......
Ndryshon fatura e energjisë ERE propozon rregulla të reja për pasqyrimin e konsumit, duhet info dhe për furnizuesit
Faturat e energjisë elektrike do të duhet të tregojnë qartë nëse konsumi është matur, është përllogaritur apo është deklaruar nga vetë klienti përmes leximit......
Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Miratohet projektligji për krijimin dhe funksionimin e institucionit të pavarur
Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin që përcakton mënyrën e krijimit dhe funksionimit të një institucioni të pavarur për monitorimin e politikës......

