Analiza Postuar më 3 October 2026, 12:07

Shqipëria, tregu nr. 1 i Kosovës/ 17% e të gjitha eksporteve kishin si destinacion tregun shqiptar

Nga Xhorxhina Deda

Shqipëria, tregu nr. 1 i Kosovës/ 17% e të gjitha eksporteve

Shqipëria mbetet një nga tregjet kryesore për mallrat e Kosovës. Gjatë vitit 2025, rreth 17% e të gjitha eksporteve kosovare kishin si destinacion tregun shqiptar, duke treguar peshën e lartë që Shqipëria ka në shitjet e Kosovës jashtë vendit.

Nga ana tjetër, në vend të dytë u rendit Maqedonia e Veriut, me 138.5 milionë euro, e ndjekur nga Gjermania me 107.1 milionë euro dhe Zvicra me 99.4 milionë euro. Kjo e vendos Shqipërinë jo vetëm si një partner të rëndësishëm rajonal, por si tregun kryesor të jashtëm për mallrat e Kosovës gjatë vitit 2025.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave (ASK) të publikuara në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës 2026, shohim se vendi eksportoi drejt Shqipërisë mallra me vlerë 159.9 milionë euro gjatë vitit 2025. Një vit më parë, vlera ishte rreth 170 milionë euro, çka përkthehet në një rënie vjetore prej 6.5%. 

Megjithatë, në një këndvështrim afatgjatë, lidhjet tregtare mes dy vendeve janë zgjeruar ndjeshëm. Në vitin 2010, eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë ishin vetëm 30.8 milionë euro. Në 2025 ato rezultojnë mbi pesë herë më të larta, duke dëshmuar për një rritje të fortë të ndërvarësisë tregtare gjatë 15 viteve të fundit.

Por marrëdhënia tregtare mbetet e pabalancuar. Në vitin 2025, Kosova importoi nga Shqipëria mallra me vlerë 286.8 milionë euro, ose rreth 127 milionë euro më shumë sesa eksportoi drejt saj. Deficiti tregtar me Shqipërinë arriti në 126.9 milionë euro. 

Edhe importet nga Shqipëria shënuan rënie gjatë 2025-s, me 15.3% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, me rreth 447 milionë euro shkëmbime mallrash në total, Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë një marrëdhënie tregtare me peshë të konsiderueshme për të dy ekonomitë.

Shqipëria, tregu nr. 1 i Kosovës/ 17% e të gjitha eksporteveShqipëria, tregu nr. 1 i Kosovës/ 17% e të gjitha eksporteve

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat