Avancon sistemi i pagesave - ATS/RTGS, synon modernizimin e infrastrukturës financiare në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka realizuar avancimin e infrastrukturës së saj të pagesave përmes kalimit në versionin më të ri të sistemit ATS/RTGS, një zhvillim që synon rritjen e efikasitetit, kapaciteteve dhe sigurisë në procesimin dhe shlyerjen e pagesave në Kosovë.
Sipas BQK-së, versioni i ri i sistemit mundëson sesione të njëpasnjëshme të shlyerjes dhe automatizim më të avancuar të proceseve. Këto ndryshime krijojnë mundësi për zgjerimin e orarit të operimit të sistemit dhe përpunimin më efikas të transaksioneve.
Institucioni vlerëson se avancimi do të sjellë lehtësi shtesë për institucionet financiare, qytetarët dhe bizneset, ndërsa do të mundësojë edhe ekzekutim më efikas të pagesave që lidhen me Buxhetin e Republikës së Kosovës.
BQK thekson se ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës kombëtare të pagesave dhe në përgatitjen e sistemit financiar të Kosovës për kalimin drejt sistemit të pagesave të shpejta, të njohur si TIPS Clone.
Avancimi i ATS/RTGS është pjesë e një reforme më të gjerë të BQK-së për modernizimin e infrastrukturës financiare dhe përafrimin e saj me standardet dhe praktikat evropiane. Në këtë kuadër, përfshihen edhe zhvillimi i sistemit të pagesave të shpejta dhe përgatitjet për integrimin e Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).
Sipas BQK-së, investimet në infrastrukturën e pagesave synojnë krijimin e një sistemi më modern, të sigurt dhe efikas, i cili i përgjigjet nevojave në rritje të ekonomisë dhe krijon mundësi për shërbime më të avancuara për publikun dhe sektorin financiar.
Financim hekurudhave - BERZH i jep Malit të Zi hua 50 milionë euro për përmirësimin e lidhjes kryesore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë hua Malit të Zi 50 milionë euro për të mbështetur përmirësimin e një hekurudhe 39 km të gjatë që......
Mbi 100 mld euro borxhe - Greqi, rriten detyrimet e prapambetura ndaj tatimeve
Me borxhe të reja prej 9.86 miliardë euro në një vit, grupi i borxheve të prapambetura ndaj Autoritetit Tatimor është "fryrë", me totalin që ka arritur në......
“Pasqyra e Flamingos”, mbi 127 mijë kërkime/ Rama:122 sulme kibernetike nga adresa të huaja
Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook tha se sot se 24 orë pas prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, janë shënuar mbi 127 mijë kërkime.......
Doganat shqiptare në Bruksel/ Fokus te digjitalizimi dhe integrimi me sistemet europiane
Një hap i ri në procesin e përafrimit të administratës doganore shqiptare me standardet europiane është ndërmarrë në Bruksel, ku një delegacion i......
Guvernatori Sejko në ceremoninë e diplomimit të studentëve
Guvernatori Gent Sejko ka marë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve. Ai tha se arsimi i lartë, mbart përkushtimin për ta lidhur formimin akademik me......
Prezantohet ‘Flamingo Mirror’/ Rama publikon dokumentet për Sazanin dhe Zvërnecin
“Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos”, ku do të bëhen publike dokumentet të shumë dosjeve qeveritare, është prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Dokumentet e......
Automjetet klasike në garë/ “Tirana Grand Prix”, historia e automibilizmit në rrugët e kryeqytetit
Automjete që ruhen në koleksione private, këtë fundjavë dolën përpara publikut në sheshin “Nënë Tereza”. Modele historike dhe makina të viteve ’80 e ’90 bëhen......
Sa rrinë shqiptarët në Kosovë? Kalojnë mesatarisht dy netë, mbetemi tregu kryesor i hotelerisë
Shqipëria është kthyer në burimin kryesor të vizitorëve të huaj për hotelerinë e Kosovës. Gjatë vitit 2025, strukturat hoteliere në Kosovë regjistruan 116,444......

