Rivlerësoni pasurinë - Kadastra: Afati për aplikimet përfundon më 31 dhjetor 2026

Qytetarët që dëshirojnë të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme kanë kohë deri më 31 dhjetor 2026 për të kryer procedurën. Njoftimi është bërë nga Kadastra Shqiptare, e cila sqaron se aplikimi mund të kryhet online përmes platformës e-Albania.
Për të nisur procedurën, qytetarët duhet të hyjnë në e-Albania, të zgjedhin shërbimin “Rivlerësimi i pasurisë”, të plotësojnë formularin përkatës, të dërgojnë aplikimin dhe më pas të kryejnë pagesën.
Rivlerësimi i pasurisë mund të realizohet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme ose nga Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Sipas njoftimit, tatimi për rivlerësimin është 5% e bazës së tatueshme. Krahas këtij tatimi, aplikohet edhe një tarifë shërbimi, e cila ndryshon në varësi të vlerës së pasurisë.
Për pasuritë me vlerë deri në 150 mijë lekë, tarifa është 3,500 lekë. Për vlerat nga 150,001 deri në 300 mijë lekë, tarifa është 7,000 lekë, ndërsa për pasuritë mbi 300,001 lekë tarifa arrin në 10,000 lekë.
Në rast se një qytetar dëshiron të rivlerësojë më shumë se një pasuri, procedura duhet të kryhet veçmas për secilën pasuri.
Kadastra bën të ditur gjithashtu se koha e marrjes së shërbimit është 5 ditë nga konfirmimi i pagesës. Aplikimi dhe ndjekja e procedurës kryhen përmes platformës e-Albania.
Tregu po bëhet më selektiv/ Pronat e mbivlerësuara mund të presin më gjatë
Çmimet e pronave në Tiranë vijojnë të mbeten në trend rritës edhe gjatë vitit 2026, por ritmi i rritjes pritet të jetë më i moderuar krahasuar me rritjet e......
Llogaritje e re për kontributet - Skema/ Manjani: Pagesë shtesë për çdo vit të paguar pas daljes në pension
Propozimi i deputetit demokrat Igli Cara për përjashtimin e pensionistëve që janë aktivë në tregun e punës nga detyrimi për të paguar kontribute, nuk është......
Mbaroi sezoni turistik? - Popa: Shqipëria nuk duhet cilësuar si një destinacion i lirë
Sezoni veror nuk përkufizon më të gjithë aktivitetin turistik në Shqipëri. Me përfundimin e muajve të plazhit, vendi vijon të presë turistë dhe vizitorë të......
Drita që kontrollon trurin - Deisseroth, Hegemann dhe Nagel nderohen me çmimin Nobel për zbulimet mbi neuronet
Shkencëtarët Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel kanë fituar Çmimin Nobel në Fiziologji/Mjekësi për vitin 2026, për zbulimet e tyre mbi kanalet......
Gara në kryeqytet - “Tirana Grand Prix”, tri ditë dedikuar pasionit për makinat “Retro”
Tirana u kthye gjatë fundjavës në një pikë takimi për të apasionuarit pas automjeteve historike. Për tri ditë, sheshi “Nënë Tereza” mirëpriti makina të......
Prishtina hap betejën me Specialen - Projektligji kalon me 91 vota, LDK-ja bojkoton votimin
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të......
Sánchez rrezikon gjithçka - Kryeministri përballet me krizën e banesave dhe avantazhin e së djathtës
Pedro Sánchez ka vendosur të mos presë deri në fund të mandatit dhe ka thirrur zgjedhje të parakohshme në Spanjë më 29 nëntor. Vendimi vjen pas një goditjeje......
Europa frenon IA-në/ Kompanitë europiane financojnë investimet kryesisht me paratë e tyre
Kompanitë në eurozonë po investojnë në inteligjencën artificiale kryesisht me fondet e tyre, ndërsa përballen me vështirësi për të siguruar financim të......

