Europa frenon IA-në/ Kompanitë europiane financojnë investimet kryesisht me paratë e tyre

Kompanitë në eurozonë po investojnë në inteligjencën artificiale kryesisht me fondet e tyre, ndërsa përballen me vështirësi për të siguruar financim të jashtëm, sipas të dhënave të publikuara në një blog të Bankës Qendrore Europiane.
Ndryshe nga kompanitë e mëdha amerikane të teknologjisë, të cilat po marrin hua në përmasa të mëdha për të financuar zgjerimin në AI, kompanitë europiane po ecin me ritme më të moderuara. Rreth 72% e kompanive të eurozonës thonë se do të përdorin burime të brendshme, si flukset e parave dhe fitimet e pashpërndara, për investimet në inteligjencën artificiale.
Vetëm 16% planifikojnë të përdorin kredi bankare, ndërsa rreth 6% përmendin kapitalin aksionar dhe fondet e investimit. Vetëm 1% e kompanive po shqyrtojnë financimin përmes titujve të borxhit.
Sipas analizës, kjo varësi e lartë nga paratë e kompanive ngre pikëpyetje mbi pengesat që ekzistojnë në sistemin financiar europian. Problemi duket veçanërisht i rëndësishëm për investimet në teknologji dhe aktive të paprekshme, të cilat janë më të vështira për t’u përdorur si kolateral për kredi.
Në SHBA, ndërkohë, gjigantët e teknologjisë po investojnë qindra miliarda dollarë në zgjerimin e kapaciteteve të lidhura me AI dhe po përdorin gjithnjë e më shumë tregjet e borxhit për të financuar këto projekte.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se mbi 80% e kompanive europiane planifikojnë të përdorin vetëm një burim financimi, kryesisht fondet e tyre. Sipas analizës së publikuar nga BQE, kjo mund të sinjalizojë një problem më të gjerë për Europën në sigurimin e kapitalit të nevojshëm për të konkurruar në garën globale të inteligjencës artificiale.
“Çeqet” e luftës - Të pasurit e Rusisë derdhin miliarda në arkën e shtetit
Miliarderët rusë kanë kontribuar me mbi 471 miliardë rubla, ose rreth 5.6 miliardë dollarë, në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2026, sipas dokumenteve......
Financimi i Murriqan–Lezhë, nga BERZH? - Banka po shqyrton mundësitë, segmenti 40,3 km është pjesë e Korridorit Adriatiko – Jonian
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po shqyrton mundësinë e financimit të ndërtimit të autostradës Murriqan – Lezhë, një nga segmentet e Korridorit......
Rikthim në auditore - Nis viti akademik, 20 mijë të rinj për herë të parë në universitet
Rreth 120 mijë studentë nisën këtë të hënë vitin e ri 1akademik 2026–2027 në universitetet publike dhe private të vendit. Afro 20 mijë prej tyre ulen për herë......
Vajzat po dominojnë auditorët/ Shqipëria ndjek trendin global të dominimit të femrave në arsimin e lartë
Viti i ri akademik 2026-2027 ka nisur në Shqipëri me rreth 120 mijë studentë në universitetet e vendit, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre janë të rinj që ulen......
Spanja, zgjedhje më 29 nëntor - Sanchez shpërndan Parlamentin pas humbjes së paketës për strehimin
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka shpallur zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor, pas humbjes së qeverisë në Parlament për dy dekretet që synonin të......
Rumania ndez bateritë - Era, dielli dhe magazinimi përballë krizës energjetike
Rumania po përshpejton investimet në energjinë e rinovueshme dhe sistemet e magazinimit, teksa përballet me mungesë energjie pas problemeve me prodhimin......
Pensionistët, pa kontribute? - Propozimi/ Të përjashtohen për 4 vite nga detyrimi për të paguar
Një nismë e re ligjore e dorëzuar në komisionet kuvendore synon t'u vijë në ndihmë mijëra qytetarëve që, pavarësisht se kanë mbushur moshën e daljes në......
Avancon sistemi i pagesave - ATS/RTGS, synon modernizimin e infrastrukturës financiare në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka realizuar avancimin e infrastrukturës së saj të pagesave përmes kalimit në versionin më të ri të sistemit......

