Rikthim në auditore - Nis viti akademik, 20 mijë të rinj për herë të parë në universitet

Rreth 120 mijë studentë nisën këtë të hënë vitin e ri 1akademik 2026–2027 në universitetet publike dhe private të vendit. Afro 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditoret, duke nisur një etapë të re.
Universitetet publike mbajnë peshën kryesore të pranimeve edhe këtë vit. Sipas të dhënave të Rrjetit Akademik Shqiptar, rreth 70 për qind e të rinjve të regjistruar kanë zgjedhur fakultetet publike. Megjithatë, kuota të lira ka ende në universitetete rretheve në degët e mësuesisë dhe në disa programe të tjera në kryeqytet.
Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Teknologjia e Informacionit, Inxhinieria dhe Arkitektura janë ndër programet që kanë tërhequr më shumë interes nga maturantët edhe gjatë këtij viti. Të kërkuara vijojnë të mbeten edhe degët e ekonomisë dhe financës.
Këtë vit, ndryshimet në procedurat e pranimit prekin edhe të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Shqipërisë. Sipas udhëzimit të miratuar në mars, këta kandidatë mund të aplikojnë dhe të regjistrohen në universitet edhe kur njësimi i diplomës së tyre është ende në proces. Për këtë duhet të paraqesin vërtetimin e aplikimit për njësim dhe dokumentacionin përkatës shkollor.
Ndërkohë, nisja e leksioneve nuk e mbyll procesin e pranimeve. Kandidatët që ende nuk janë regjistruar kanë një tjetër mundësi gjatë raundit të tretë, të parashikuar nga 8 deri më 21 tetor. Për kandidatët që duhet të plotësojnë formularin A1Z, aplikimet në portalin e-Albania vijojnë deri më 6 tetor.
Të rinjtë e paregjistruar mund të kërkojnë një vend pranë fakulteteve që kanë kuota të lira, pavarësisht preferencave që kishin shënuar më herët në formularin A2. Kështu, ndërsa një pjesë e studentëve fillojnë mësimin, për të tjerë tetori mbetet edhe muaji i zgjedhjes së programit të studimit.
Vajzat po dominojnë auditorët/ Shqipëria ndjek trendin global të dominimit të femrave në arsimin e lartë
Viti i ri akademik 2026-2027 ka nisur në Shqipëri me rreth 120 mijë studentë në universitetet e vendit, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre janë të rinj që ulen......
Spanja, zgjedhje më 29 nëntor - Sanchez shpërndan Parlamentin pas humbjes së paketës për strehimin
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka shpallur zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor, pas humbjes së qeverisë në Parlament për dy dekretet që synonin të......
Rumania ndez bateritë - Era, dielli dhe magazinimi përballë krizës energjetike
Rumania po përshpejton investimet në energjinë e rinovueshme dhe sistemet e magazinimit, teksa përballet me mungesë energjie pas problemeve me prodhimin......
Pensionistët, pa kontribute? - Propozimi/ Të përjashtohen për 4 vite nga detyrimi për të paguar
Një nismë e re ligjore e dorëzuar në komisionet kuvendore synon t'u vijë në ndihmë mijëra qytetarëve që, pavarësisht se kanë mbushur moshën e daljes në......
Avancon sistemi i pagesave - ATS/RTGS, synon modernizimin e infrastrukturës financiare në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka realizuar avancimin e infrastrukturës së saj të pagesave përmes kalimit në versionin më të ri të sistemit......
Financim hekurudhave - BERZH i jep Malit të Zi hua 50 milionë euro për përmirësimin e lidhjes kryesore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë hua Malit të Zi 50 milionë euro për të mbështetur përmirësimin e një hekurudhe 39 km të gjatë që......
Mbi 100 mld euro borxhe - Greqi, rriten detyrimet e prapambetura ndaj tatimeve
Me borxhe të reja prej 9.86 miliardë euro në një vit, grupi i borxheve të prapambetura ndaj Autoritetit Tatimor është "fryrë", me totalin që ka arritur në......
“Pasqyra e Flamingos”, mbi 127 mijë kërkime/ Rama:122 sulme kibernetike nga adresa të huaja
Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook tha se sot se 24 orë pas prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, janë shënuar mbi 127 mijë kërkime.......

