Takimi i Bankave Qendrore të Mesdheut, zv.guvernatorja Zaçaj: Modernizimi i pagesave po formalizon ekonominë

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Bankave Qendrore të Mesdheut me temë: “Monedhat digjitale, pagesat dhe menaxhimi i rezervave: Ndikimet për bankat qendrore të Mesdheut”, e zhvilluar në Tarragona, Spanjë. Konferenca u organizua nga Banka e Spanjës, në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Institutin Evropian të Mesdheut (IEMed) dhe Unionin për Mesdheun (UfM).
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Zaçaj, drejtoi Sesionin e dytë të konferencës me temë: “Pagesat dhe remitancat: sistemet aktuale dhe perspektivat e së ardhmes”. Në këtë sesion u diskutua rëndësia e remitancave për ekonomitë mesdhetare dhe ndikimi i tyre në sistemin financiar e bankar. Zëvendësguvernatorja theksoi progresin e bërë ndër vite nga Banka e Shqipërisë në modernizimin e sistemeve të pagesave dhe në përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian. Duke u ndalur në rastin e Shqipërisë, ajo veçoi faktin se remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për shumë familje. Megjithatë, zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë digjitale, e kryesisht ato që lidhen me modernizimin e sistemeve të pagesave, po riorganizojnë mënyrën se si paraja cash lëviz përtej kufijve.
Lidhur me modernizimin e sistemit të pagesave në Shqipëri zj. Zaçaj nënvizoi rëndësinë e reformave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë si një element kyç për rritjen e përfshirjes financiare dhe integrimin evropian të vendit. Ajo veçoi anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, jo vetëm si një arritje historike për integrimin financiar të vendit, por edhe si një hap të rëndësishëm drejt uljes së kostove dhe kohës së transfertave. Ajo shtoi se një tjetër fazë e rëndësishme në fushën e modernizimit të infrastrukturës së pagesave në Shqipëri është zbatimi i projektit TIPS Clone. Lidhur me përfitimet ekonomike të TIPS Clone, Zëvendësguvernatorja Zaçaj u shpreh se sipas një studimi të përbashkët të Bankës Botërore dhe Bankës së Shqipërisë, përdorimi i pagesave elektronike, i mbështetur nga infrastruktura e pagesave të menjëhershme, mund të gjenerojë deri në 38.7 miliardë lekë kursime në vit, ose rreth 1.5% të PBB-së. Ndërkohë, zëvendësimi i gjysmës së pagesave të faturave me para në dorë me pagesa elektronike mund t’u kursejë konsumatorëve mbi 500 milionë lekë dhe bizneseve rreth 1 miliard lekë në vit. Në mbyllje Zaçaj theksoi se reformat e ndërmarra për modernizimin e sistemeve të pagesave duke u shoqëruar me rritjen e edukimit financiar, synojnë ta bëjnë përdorimin e kanaleve zyrtare financiare zgjedhjen më të përshtatshme për të gjithë konsumatorët, duke kontribuuar në formalizimin e ekonomisë, përfshirjen financiare dhe integrimin më të madh të Shqipërisë në sistemin evropian të pagesave.
Gati Fondi për Mjedisin - Xhumari: Nis në vitin 2027, si do mbështeten projektet
Zbatimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë do të nisë në vitin 2027. Ndryshimet në......
Dy ura të reja mbi Bunë - Korridori Blu e lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën
Buna mund të bëhet një nga pikat ku infrastruktura e re do të ndryshojë më shumë veriun e Shqipërisë. Në vitet e ardhshme mbi lumë parashikohen dy ura të......
Rivlerësoni pasurinë - Kadastra: Afati për aplikimet përfundon më 31 dhjetor 2026
Qytetarët që dëshirojnë të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme kanë kohë deri më 31 dhjetor 2026 për të kryer procedurën. Njoftimi është bërë nga......
Tregu po bëhet më selektiv/ Pronat e mbivlerësuara mund të presin më gjatë
Çmimet e pronave në Tiranë vijojnë të mbeten në trend rritës edhe gjatë vitit 2026, por ritmi i rritjes pritet të jetë më i moderuar krahasuar me rritjet e......
Llogaritje e re për kontributet - Skema/ Manjani: Pagesë shtesë për çdo vit të paguar pas daljes në pension
Propozimi i deputetit demokrat Igli Cara për përjashtimin e pensionistëve që janë aktivë në tregun e punës nga detyrimi për të paguar kontribute, nuk është......
Mbaroi sezoni turistik? - Popa: Shqipëria nuk duhet cilësuar si një destinacion i lirë
Sezoni veror nuk përkufizon më të gjithë aktivitetin turistik në Shqipëri. Me përfundimin e muajve të plazhit, vendi vijon të presë turistë dhe vizitorë të......
Drita që kontrollon trurin - Deisseroth, Hegemann dhe Nagel nderohen me çmimin Nobel për zbulimet mbi neuronet
Shkencëtarët Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel kanë fituar Çmimin Nobel në Fiziologji/Mjekësi për vitin 2026, për zbulimet e tyre mbi kanalet......
Gara në kryeqytet - “Tirana Grand Prix”, tri ditë dedikuar pasionit për makinat “Retro”
Tirana u kthye gjatë fundjavës në një pikë takimi për të apasionuarit pas automjeteve historike. Për tri ditë, sheshi “Nënë Tereza” mirëpriti makina të......

