Investohet në lagjen “Ali Demi” - 116 mln lekë për rrugën “Idriz Dollaku”, parashikohet edhe parkim

Bashkia e Tiranës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Idriz Dollaku”, në lagjen “Ali Demi”. Fondi limit i parashikuar është 116 milionë e 233 mijë lekë.
Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti parashikon ndërhyrje jo vetëm në asfaltimin e rrugës, por edhe në rrjetet inxhinierike, ndriçimin rrugor, trotuaret, gjelbërimin.
Rruga “Idriz Dollaku” ka një gjatësi prej rreth 780 metrash. Pjesë e ndërhyrjes do të jetë edhe sistemimi i rrjeteve ekzistuese. Para nisjes së punimeve do të bëhet azhurnimi i rrjetit elektrik, kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ujësjellësit, si dhe linjave telefonike dhe të internetit. Një nga ndryshimet e parashikuara lidhet me linjat e telefonisë dhe internetit, të cilat aktualisht janë ajrore dhe të vendosura në shtyllat elektrike. Projekti propozon kalimin e tyre në tuba plastikë nën trotuare, me qëllim disiplinimin e linjave dhe përmirësimin e pamjes së rrugës.
Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin dhe sistemimin e trotuareve, vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, si dhe ndriçimin rrugor. Aktualisht, sipas dokumentit teknik, sinjalistika mungon në të gjithë segmentin.
Rikualifikimi do të shoqërohet edhe me ndërhyrje në hapësirat e gjelbra dhe mobilimin urban. Përgjatë trotuareve parashikohet mbjellja e pemëve dekorative.
Në projekt janë parashikuar edhe zona parkimi. Referuar dokumentit, evidentohen se aktualisht automjetet parkohen në disa sheshe dhe hapësira që janë të destinuara për lulishte. Sipas projektit, rruga do të trajtohet me dy korsi lëvizjeje, ndërsa në segmente të caktuara do të krijohen edhe hapësira parkimi. Gjerësia e pjesës kaluese është parashikuar 5.5 metra, ndërsa trotuaret do të kenë gjerësi të ndryshueshme, nga 1.5 deri në 3 metra.
Ndërhyrja synon rikualifikimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve të lëvizjes për banorët e zonës, duke përfshirë njëkohësisht sistemimin e rrjeteve nëntokësore, ndriçimin, kanalizimet, trotuaret, gjelbërimin dhe hapësirat publike.
Më pak kontrolle në kufi, Beja: Doganat shqiptare drejt integrimit në BE, po fusim komponentë të IA
Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, edhe në fushën e doganave, si dhe zbatimi i sistemeve digjitale doganore të BE në Shqipëri,......
Shqipëria drejt gazit të TAP-it, “Fier South Exit Point” pritet të përfundojë në fund të 2027
Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap drejt përdorimit të drejtpërdrejtë të gazit nga gazsjellësi TAP. Sipas agjencisë azerbajxhanase Report.az, e cila......
Takimi i Bankave Qendrore të Mesdheut, zv.guvernatorja Zaçaj: Modernizimi i pagesave po formalizon ekonominë
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Bankave Qendrore të Mesdheut me temë: “Monedhat......
Gati Fondi për Mjedisin - Xhumari: Nis në vitin 2027, si do mbështeten projektet
Zbatimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë do të nisë në vitin 2027. Ndryshimet në......
Dy ura të reja mbi Bunë - Korridori Blu e lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën
Buna mund të bëhet një nga pikat ku infrastruktura e re do të ndryshojë më shumë veriun e Shqipërisë. Në vitet e ardhshme mbi lumë parashikohen dy ura të......
Rivlerësoni pasurinë - Kadastra: Afati për aplikimet përfundon më 31 dhjetor 2026
Qytetarët që dëshirojnë të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme kanë kohë deri më 31 dhjetor 2026 për të kryer procedurën. Njoftimi është bërë nga......
Tregu po bëhet më selektiv/ Pronat e mbivlerësuara mund të presin më gjatë
Çmimet e pronave në Tiranë vijojnë të mbeten në trend rritës edhe gjatë vitit 2026, por ritmi i rritjes pritet të jetë më i moderuar krahasuar me rritjet e......
Llogaritje e re për kontributet - Skema/ Manjani: Pagesë shtesë për çdo vit të paguar pas daljes në pension
Propozimi i deputetit demokrat Igli Cara për përjashtimin e pensionistëve që janë aktivë në tregun e punës nga detyrimi për të paguar kontribute, nuk është......

