Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit. Qeveria: Shqipëria konfirmohet si lider në procesin e integrimit

“Rishikimi i politikave përbën një sinjal të fortë politik të mbështetjes së Bashkimit Europian për përparimin e Shqipërisë drejt objektivit strategjik “Shqipëria 2030”. Ky është vlerësimi zyrtar që bën qeveria shqiptare menjëherë pas publikimit nga Komisioni Europian të dokumentit “Rishikimet e Politikave përpara Zgjerimit”. Qëndrimin e ka publikuar Agjencia për Media dhe Informim e cila në një informacion të zgjeruar për mediat shkruan:
Komisioni Europian ka zyrtarizuar sot “Rishikimet e Politikave përpara Zgjerimit”, duke përcaktuar kuadrin e reformave të brendshme institucionale, të qeverisjes dhe të mekanizmave mbrojtës që do të shoqërojnë valën e ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Europian.
Ky dokument strategjik vjen pas vizitës së fundit të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe konsolidon pozicionin e Shqipërisë si një ndër vendet udhëheqëse në procesin e zgjerimit.
Dokumenti konfirmon se reformat e brendshme të BE-së dhe përparimi i vendeve kandidate do të ecin paralelisht, duke parashikuar përfshirjen e një udhërrëfyesi specifik për anëtarësimin e Shqipërisë në Paketën e Zgjerimit të vitit 2026.
Rishikimi gjithëpërfshirës thekson se politikat ekzistuese të Bashkimit Europian nuk kërkojnë një rikonceptim të plotë strukturor për të përfshirë anëtarët e rinj.
BE-ja po zbaton parimin e “Integrimit përmes Projektimit”, duke përfshirë skenarët e zgjerimit që në fazën e hartimit të politikave të ardhshme dhe të Kuadrit Financiar Shumëvjeçar (MFF) 2028–2034.
Kjo qasje synon të ruajë aftësinë e Unionit për të vepruar dhe të forcojë rolin e zgjerimit në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit europian.
Në fokus të dokumentit janë tre elemente kryesore reformuese:
Së pari, rishikimi i mekanizmit të Nenit 7 për shkeljet shumë të rënda të shtetit të së drejtës. Në vend të pragut aktual prej katër të pestave të anëtarëve për pezullimin e së drejtës së votës në Këshill, Komisioni Europian propozon zbatimin e një “shumice të cilësuar të kundërt” (Reverse QMV). Sipas këtij mekanizmi, vendimi i Komisionit për vendosjen e sanksioneve do të hynte në fuqi automatikisht, përveç rasteve kur shtetet anëtare formojnë shumicën e nevojshme për ta rrëzuar. Synimi është që mbrojtja e vlerave europiane të bëhet më efikase dhe mekanizmi më i lehtë për t’u zbatuar.
Së dyti, vendosja e garancive të rrepta financiare. Dokumenti propozon ngrirjen ose kufizimin e fondeve të reja të Unionit në rastet kur një vend anëtar apo kandidat shkel angazhimet e ndërmarra ose nuk respekton parimet e shtetit të së drejtës.
Së treti, përcaktimi i rregullave për të drejtat e anëtarëve të rinj. Vendet që anëtarësohen do të gëzojnë të drejta plotësisht të barabarta me 27 anëtarët aktualë, përfshirë të drejtën për të pasur një komisioner dhe të drejtën e vetos në vendimmarrje.
Parashikohet, megjithatë, mundësia që anëtarët e rinj të angazhohen vullnetarisht për të mos e përdorur veton për çështje që lidhen me mosmarrëveshjet dypalëshe në kontekstin e zgjerimit, duke parandaluar bllokimin e procesit për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve.
Kuadri i ri mbështet gjithashtu modelin e “Integrimit Gradual”, të bazuar në meritë, i cili i mundëson Shqipërisë qasje progresive në sektorë dhe programe kyçe të BE-së përpara anëtarësimit të plotë. Ky model parashikon integrim të përshpejtuar në fusha si siguria kibernetike, mobiliteti ushtarak, Zona Unike e Pagesave në Euro (SEPA) dhe rrjetet trans-europiane të energjisë, duke sjellë përfitime të prekshme ekonomike dhe infrastrukturore.
Dokumenti i Komisionit Europian e vlerëson mbështetjen strategjike për zgjerimin si një investim me përfitime në raport me kostot për qytetarët e BE-së. Ai thekson se afrimi i vendeve që kanë përparuar më shumë në proces, si Mali i Zi dhe Shqipëria, do të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit përmes zgjerimit të tregut dhe të hapësirës europiane.
Ky rishikim i politikave përbën një sinjal të fortë politik të mbështetjes së Bashkimit Europian për përparimin e Shqipërisë drejt objektivit strategjik “Shqipëria 2030”.
Reformat dhe konsensusi kombëtar mbeten thelbësorë për anëtarësimin në familjen europiane.
Shqipëria është plotësisht e vendosur të vijojë punën me të njëjtin vullnet dhe angazhim për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe realizimin e misionit historik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.
Mbështetja për Trump në nivelin më të ulët historik, hispanikët më të pakënaqurit me republikanët
Mbështetja për Presidentin Donald Trump ka rënë në një nivel rekord të ulët ditët e fundit, pasi shumë votues hispanikë kritikuan performancën e tij në punë......
Korniza e re e mbikqyrjes, BQE: "Gërshërë" në burokracinë e bankave të vogla
Banka Qendrore Evropiane po krijon një mjedis mbikëqyrës dhe rregullator qartësisht më të favorshëm për bankat më të vogla të Evropës , duke vazhduar me një......
Plani i ri Europian për Zgjerimin, Kos: Integrim gradual, financime nga instrumenti "Global Europe"
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi këtë të martë në Strasburg paketën e re të Komisionit Europian për përgatitjen e Bashkimit Europian......
Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të punojë për të ardhmen
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti Komunikimin e sotëm të Komisioneres Marta Kos mbi përgatitjen e Bashkimit Evropian për......
Taksonomia e gjelbër, zv.guvernatorja Ahmetaj: Kërkohet përgatitje edhe nga sistemi bankar
Tranzicioni drejt një ekonomie të qëndrueshme kërkon përgatitjen e njëkohshme të bizneseve, sektorit bankar dhe të gjithë ekosistemit financiar. Ky ishte......
Aksion për lavazhet: Duhet të ndërpresin përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti publik
Lavazhet në të gjithë vendin kanë afat deri më 31 tetor për të ndërprerë përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti publik. Për të vijuar aktivitetin, këto......
Numri i banorëve në moshë pune, Tirana del mbi mesataren europiane
Më 1 janar 2025, 58.3% e popullsisë së Bashkimit Europian ishte në moshë pune, e përcaktuar si grupmosha 20 deri në 64 vjeç. Në Shqipëri, situata ndryshon......
Kufizime në Tunelin e Krrabës - Punimet e pastrimit nisin më 7 tetor dhe zgjasin për 20 ditë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Tunelin e Krrabës do të zhvillohen punime për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Ndërhyrja do të nisë të......

