Shqipëria Postuar më 6 October 2026, 17:18

Taksonomia e gjelbër, zv.guvernatorja Ahmetaj:  Kërkohet përgatitje edhe nga sistemi bankar

Nga Scan TV

Taksonomia e gjelbër, zv.guvernatorja Ahmetaj:  Kërkohet

Tranzicioni drejt një ekonomie të qëndrueshme kërkon përgatitjen e njëkohshme të bizneseve, sektorit bankar dhe të gjithë ekosistemit financiar. Ky ishte mesazhi që Zv guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, përcolli në konferencën “Shndërroni standardet e Mjedisit, në Vlerë Biznesi “ që u mbajt në Tiranë. Zonja Ahmetaj theksoi se zhvillimet globale dhe angazhimet në kuadër të Axhendës 2030 dhe procesit të integrimit evropian e kanë kthyer qëndrueshmërinë nga një çështje afatgjatë në një prioritet që kërkon veprim dhe përshtatje të menjëhershme nga bizneset, institucionet dhe sektori financiar. Sipas saj, për bizneset shqiptare, përshtatja me kërkesat e reja nënkupton, ndër të tjera, vlerësimin e ndikimeve dhe rreziqeve klimatike, përshtatjen me kërkesat rregullative evropiane dhe ndërmarrjen e investimeve të nevojshme për tranzicionin drejt modeleve më të qëndrueshme të zhvillimit. Ajo nënvizoi se bankat, përveçse duhet të përmbushin kërkesat e reja për raportimin dhe menaxhimin e rreziqeve, do të kenë një rol të rëndësishëm në orientimin e kapitalit drejt projekteve dhe aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat