Shqipëria Postuar më 6 October 2026, 13:18

2027, objektivi për BE - Bergner: Çdo hap duhet të çojë Shqipërinë drejt integrimit 

Nga Diamila Leka

2027, objektivi për BE - Bergner: Çdo hap duhet të

Shqipëria kërkon të përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Europian, me një objektiv të qartë, mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2027. Në Forumin e Konektivitetit, mesazhi i përbashkët ishte se integrimi nuk është më vetëm çështje reformash, por edhe kapacitetesh për të përfituar nga fondet europiane dhe për të kontribuar në politikat e BE-së. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha se Shqipëria po punon për të përshpejtuar procesin dhe për të diferencuar rezultatet e arritura nga situata e mëparshme.

“Ne kemi një agjendë ambicioze, dhe do të mbyllim sa më shumë kapituj këtë vit, në mënyrë që të jemi në gjendje që të mbyllim gjithë kapitujt në fund të 2027. Sot është një plan dhe një udhërrëfyes, në lidhje me zgjerimin, pra do të jetë një udhërrëfyes sesi funksionojnë gjerat, reformat, verifikimi, vlerësimi, dhe hapat e radhës. Kjo është ajo që kemi bërë deri më tani, dhe kemi bërë më tepër. Sepse e duam shumë Bashkimin Europian dhe duhet të jemi shumë të përgatitur.  Pjesa më e madhe është bërë, procesi screaning është vendimtar. Ekipi negociues ka bërë një punë shumë të madhe, dhe jam shumë i lumtur që po punojmë në mënyrë profesioniste, jaën të gjithë profesionstë, dhe po diferencojmë Shqipërinë ku ishte dhe ku është sot. Procesi i negociatave duhet ta mbyll këtë diferencë.”

Gjermania e sheh zgjerimin edhe përmes një perspektive gjeopolitike, ndërsa për vendet kandidate sfida mbetet transformimi institucional dhe përthithja efektive e fondeve europiane. Ambasadori Bergner nënvizoi se progresi duhet të lidhet drejtpërdrejt me reformat dhe se integrimi gradual nuk duhet të zëvendësojë objektivin e anëtarësimit të plotë.

“Nuk kan evojë të përmend nevojën politkke për zgjerimin, por është nevojë gjeopolitike që na shtyn ne të përshpejtojmë, të sigurtohemi që Bashkimi Europian është i fuqishëm dhe shumë solid. E para është që ne të përgatitemi për vendet kandidate, por t’i njohim edhe sfidat dhe nga ana tjetër. Ju treguat që jeni një vend me institucione të forta, duhet të ketë korleacion mes reformamve dhe progresit, edhe në integrimin e qytetarëve. Shqipëria duhet të jetë një vend që përthith fondet e Bashkimit Europian. Duam të parandalojmë efektet negative, duhet të sigurohemi qe njerëzit mos  të mërziten nga kjo pritje e gjatë. Me pranim gradual dua të qartësoj edhe objektivat e negociatave, që anëtarësimi i plotë, pra integrimi gradual bazohet në tre parime. Çdo hap të bëhet në bazë të reformave, progresi duhet të jetë i vlerësueshëm, dhe çdo hap duhet të na çojë drejt anëtarësimit të plotë.” 

Ndërkohë, nga Komisioni Europian vëmendja u përqendrua tek përdorimi i instrumenteve financiare dhe aftësia e administratave për t’i kthyer fondet në projekte dhe rezultate konkrete. Për Ballkanin Perëndimor është parashikuar një paketë prej 6 miliardë eurosh, ndërsa sfida mbetet planifikimi dhe zbatimi i projekteve me perspektivë afatgjatë.

“Jemi shumë entuziast për angazhimin e partnerëve, për një instrument që mbulon shumë sektorë, duhet të shohim rezultate. Administrata po mësohet me shumë instrumente, janë komplekse por duhen. Mjetet e rritjes, e bëjnë pak të veshtirë për të bashkëpunuar me partnerët, kjo do të thotë që nëse bëjnë planifikime afatgjata, problemi që ne po evidentojmë, disa projekt janë shumë të shkurtra, por duhen afatgjata. Rregullat janë pak a shumë të njëjta, duhet të shpjegosh, sikurse e thashë për vendet anëtare ne kemi plane që synojnë zhvillimin, partnerë që financojnë. Nëse shikoni mbështetjen që i kemi propozuar vendeve, kanë nivele të ndsyshme mbështetjeje. Kur këto vende bëhen pjesë e Bashkimit Europian kostoja është e lidhur dhe periudha e parapranimit shërben për të rritur standardet. Ne ju njohim, po shohim motivimin tuaj, BE ka nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Negociatat, reformat dhe fondet europiane tashmë ecin në të njëjtën linjë. Për Shqipërinë, objektivi është që progresi i bërë të përkthehet në mbylljen e kapitujve, ndërsa përgatitja për anëtarësim të mos mbetet vetëm një proces teknik, por të shoqërohet me kapacitete konkrete për të përfituar dhe kontribuar brenda Bashkimit Europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat