Grimcat fantazmë - Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Fizikani belg-amerikan Francis Halzen është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2026, për punën e tij novatore në krijimin e një observatori që zbulon disa nga grimcat më të pakapshme të universit, të njohura si neutrino me energji të lartë.
Halzen kuptoi se akulli në Polin e Jugut mund të përdorej për të gjurmuar neutrinot, të quajtura shpesh “grimca fantazmë”, pasi ato mund të kalojnë përmes Tokës dhe trupit të njeriut pa lënë gjurmë dhe ndërveprojnë shumë rrallë me materien.
Puna e tij çoi në krijimin e observatorit IceCube në Antarktidë, një instrument gjigant i vendosur nën akull, i cili regjistron ndërveprimet e neutrinove dhe u jep shkencëtarëve të dhëna të reja mbi origjinën dhe krijimin e tyre.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vlerësoi se këto grimca shërbejnë si “lajmëtarë nga kozmosi”, duke u dhënë studiuesve mundësinë të studiojnë galaktika të largëta dhe procese të fuqishme, përfshirë shpërthimet e yjeve.
Komiteti Nobel e cilësoi Halzen si drejtuesin e një ekipi ndërkombëtar studiuesish dhe inxhinierësh që krijuan një instrument të ri për astronominë. Sipas tij, vizioni dhe këmbëngulja e fizikantit kanë hapur rrugën për një mënyrë të re të vëzhgimit të universit.
Halzen është fizikani i dytë që shpallet laureat i Nobelit këtë vit, pas çmimit në Mjekësi të dhënë të hënën. Çmimi në Fizikë shoqërohet me 12 milionë korona suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë, ndërsa ceremonia e ndarjes do të zhvillohet më 10 dhjetor në Stokholm.
BE, investime në Shqipëri - Moreira de Sousa: Mbështesim sektorë si energjia, bujqësia, sektori financiar
Shqipëria është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian, ndërsa në fokus tashmë janë fondet dhe zbatimi konkret i reformave. Në Tirana......
Aksidentet kushtojnë më shumë - AMF: Dëmi mesatar nga sigurimi motorik arrin 170 mijë lekë
Pas çdo aksidenti rrugor apo dëmi të mbuluar nga polica e sigurimit, shqetësimi i parë për qytetarët mbetet sa para kompenson realisht kompania e......
BE në udhëkryq - Reformat e vonuara rrezikojnë konkurrueshmërinë ekonomike të Europës
Bashkimi Europian ndodhet përballë një sfide të rëndësishme: të zbatojë me shpejtësi reformat që synojnë të forcojnë ekonominë dhe konkurrueshmërinë e tij,......
Rikthehet nafta e Gjirit - Eksportet arrijnë mbi 81% të niveleve para luftës
Rrjedhat e naftës nga vendet e Gjirit, duke përjashtuar Iranin, u rritën në shtator në mbi 81% të niveleve para luftës, pavarësisht sulmeve ndaj......
Mish Brazili i kontaminuar? - Salla: Gjetëm problematika. Gati plani për stabilimentet e qumështit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer mbi 68 mijë inspektime gjatë këtij viti me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore si dhe ka orientuar kontrollet në bazë......
Ku i mbajnë paratë shqiptarët? - BSH: 77.6% e depozitave janë afatgjata. Rritet pak interesi për ato me afat 1 muaj dhe 2 vjet
Pavarësisht se shumica e kursimeve të shqiptarëve mbahen të kyçura në depozita njëvjeçare dhe mbi dyvjeçare, gjatë muajit gusht pati një rritje të interesit......
Sa shpenzon një familje? INSTAT: Ushqimet kryesojnë me gati 40% të totalit. Argëtimi në rritje
Shpenzimet mesatare mujore për konsum të një njësie ekonomike familjare (NjEF), e përbërë mesatarisht nga 3,1 persona, vlerësohen në 95,227 lekë, duke shënuar......
Në shitje mbi 100 mijë ton naftë - Albpetrol hap ankandin. Zbardhet formula e çmimit dhe si do të fitohet gara
Kompania shtetërore Albpetrol ka hapur ankandin për shitjen e 101,400 ton naftë bruto, duke rikthyer në treg një sasi të konsiderueshme të prodhimit të saj.......

