Shqipëria Postuar më 6 October 2026, 12:15

Ku i mbajnë paratë shqiptarët? - BSH: 77.6% e depozitave janë afatgjata. Rritet pak interesi për ato me afat 1 muaj dhe 2 vjet

Nga Ledina Elezi

Ku i mbajnë paratë shqiptarët? - BSH: 77.6% e depozitave

Pavarësisht se shumica e kursimeve të shqiptarëve mbahen të kyçura në depozita njëvjeçare dhe mbi dyvjeçare, gjatë muajit gusht pati një rritje të interesit edhe për depozita me afat më të shkurtër. 

Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat 1 muaj dhe 2 vjet në lekë regjistruan rritjen më të lartë me 4% dhe 1.5%.

Megjithatë, rreth 77.6% e kursimeve të qytetarëve rezultojnë të mbahen në depozita afatgjata dhe 22.4% në depozita afatshkurtra ose pa afat. Por pse preferohen më shumë ato të parat?

Mbajtja e kursimeve në bankë për një periudhë të gjatë konsiderohet shpesh një investim më i sigurt, sidomos nga ata që synojnë t'i përdorin paratë në një të ardhme të largët, qoftë për fëmijët, për sëmundje, blerjen e një shtëpie, ngritjen e një biznesi dhe të tjera. Gjithashtu, depozitat afatgjata kanë norma më të larta interesi. Sa më i gjatë të jetë afati i depozitave dhe sa më e madhe të jetë vlera e kursimeve, aq më i lartë do të jetë edhe fitimi nga interesat pas disa vitesh.

Nga ana tjetër, duket se ka pasur një rënie të interesit për depozitat me afat 6 muaj dhe 1 vit. Shifrat flasin për një ulje me përkatësisht 3% dhe 0.6%. 

Depozitat vazhdojnë të jenë forma kryesore e invesimit të parave të shqiptarëve, megjithëse aktualisht ekzistojnë edhe plot mënyra të tjera investimit, siç mund të jenë ato në tituj qeveritarë, kriptomonedha dhe të tjera.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat