Gjermania pa emigrantë? - Mungesa e tyre do të godiste tregun e punës

Emigrantët janë bërë një pjesë thelbësore e tregut gjerman të punës dhe largimi i tyre do të krijonte boshllëqe të mëdha në ekonomi. Sipas ekspertëve, pa punëtorët me prejardhje migracioni, rreth një në katër vende pune në Gjermani do të mbetej bosh.
Vlerësohet se rreth 60% e rritjes ekonomike të Gjermanisë gjatë dekadës së fundit mund t'u atribuohet emigrantëve. Ata mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të vendeve të punës në sektorë ku vendi ka vështirësi të gjejë punonjës, përfshirë transportin, mjekësinë, ndërtimin dhe hoteleri-turizmin.
Në logjistikë, pothuajse gjysma e shoferëve të transportit të mallrave kanë prejardhje migracioni. Ndërsa në ndërtim, emigrantët përbëjnë më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore. Sipas ekspertëve, mungesa e punonjësve në logjistikë do të prekte drejtpërdrejt funksionimin e ekonomisë.
Në total, 27% e të punësuarve në Gjermani kanë prejardhje migracioni. Ndërkohë, fuqia punëtore e vendit pritet të tkurret ndjeshëm gjatë viteve të ardhshme. Aktualisht, në tregun gjerman të punës janë rreth 45.4 milionë persona, por pa ardhjen e punëtorëve të huaj kjo shifër mund të bjerë në 41.9 milionë deri në vitin 2040, ose rreth 10%.
Presioni do të shtohet edhe nga dalja në pension e një pjese të madhe të fuqisë punëtore. Sipas përllogaritjeve, deri në vitin 2040 rreth 13.3 milionë persona do të arrijnë moshën e pensionit.
Për të kompensuar këtë mungesë, Gjermanisë do t'i nevojitet një nivel më i lartë migrimi neto. Sipas ekspertëve, vendi do të kishte nevojë për rreth 500 mijë emigrantë neto në vit, ndërsa aktualisht shifra është rreth 235–250 mijë.
Ata theksojnë gjithashtu se politikat më të ashpra të migracionit mund ta bëjnë më të vështirë tërheqjen e punëtorëve të huaj. Me rritjen e peshës së emigrantëve në tregun e punës, Gjermania do të duhet të përshtatë rregullat për të siguruar fuqinë punëtore që i nevojitet ekonomisë.
“Perspektivë e qendrueshme” - S&P konfirmon Maqedoninë e Veriut. Rritja ekonomike pritet në 3.6%
S&P Global Ratings ka konfirmuar vlerësimin kreditor të Maqedonisë së Veriut në nivelin BB-/B, si për borxhin në monedhë të huaj, ashtu edhe për atë në......
Afati i fundit për Kosovën! - Vendi drejt zgjedhjeve nëse presidenti nuk zgjidhet sot
Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Partitë parlamentare vijojnë përpjekjet për të gjetur një......
Euro, nën presion - Borxhi dhe pasiguria politike godasin monedhën europiane
Euro vijon të dobësohet në tregjet ndërkombëtare, duke zbritur pranë nivelit më të ulët në 17 muaj. Monedha e përbashkët europiane preku rreth 1.12 dollarë,......
Legalizohen objektet pa pronësi - Në 7 vjet miratohen 11 mijë vendime, risitë e ligjit të ri
Procesi i formalizimit të objekteve të ndërtuara para vitit 1991 ka për qëllim pajisjen me dokumente të rregullta pronësie të banesave dhe objekteve të......
Investohet në lagjen “Ali Demi” - 116 mln lekë për rrugën “Idriz Dollaku”, parashikohet edhe parkim
Bashkia e Tiranës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Idriz Dollaku”, në lagjen “Ali Demi”. Fondi limit i parashikuar është 116 milionë......
Më pak kontrolle në kufi, Beja: Doganat shqiptare drejt integrimit në BE, po fusim komponentë të IA
Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, edhe në fushën e doganave, si dhe zbatimi i sistemeve digjitale doganore të BE në Shqipëri,......
Shqipëria drejt gazit të TAP-it, “Fier South Exit Point” pritet të përfundojë në fund të 2027
Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap drejt përdorimit të drejtpërdrejtë të gazit nga gazsjellësi TAP. Sipas agjencisë azerbajxhanase Report.az, e cila......
Takimi i Bankave Qendrore të Mesdheut, zv.guvernatorja Zaçaj: Modernizimi i pagesave po formalizon ekonominë
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Bankave Qendrore të Mesdheut me temë: “Monedhat......

