“Perspektivë e qendrueshme” - S&P konfirmon Maqedoninë e Veriut. Rritja ekonomike pritet në 3.6%

S&P Global Ratings ka konfirmuar vlerësimin kreditor të Maqedonisë së Veriut në nivelin BB-/B, si për borxhin në monedhë të huaj, ashtu edhe për atë në monedhën vendase. Perspektiva e vendit mbetet e qëndrueshme, çka tregon se agjencia nuk pret ndryshime të menjëhershme në vlerësimin e saj.
Sipas S&P, perspektiva e qëndrueshme mbështetet nga pritshmëritë për rritjen ekonomike, niveli i moderuar i borxhit publik dhe kostot e menaxhueshme të shërbimit të borxhit. Këta faktorë kompensojnë, në masë të madhe, rreziqet që lidhen me deficitet e larta buxhetore.
Agjencia parashikon që ekonomia e Maqedonisë së Veriut të rritet me rreth 3.6% gjatë viteve 2026 dhe 2027. S&P vlerëson se investimet në projekte të mëdha infrastrukturore dhe konsumi i fortë do të jenë ndër faktorët kryesorë që do të mbështesin aktivitetin ekonomik, pavarësisht ndikimit të mundshëm të pasigurive të krijuara nga lufta në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, investimet e mëdha publike pritet të sjellin edhe rritje të borxhit. Sipas agjencisë, borxhi neto i qeverisë mund të rritet me rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vetëm gjatë vitit 2026. Deficiti buxhetor pritet të ngushtohet gradualisht deri në vitin 2029.
S&P paralajmëron se vlerësimi mund të ulet nëse situata fiskale ose e jashtme përkeqësohet ndjeshëm. Ndër rreziqet përmenden rënia e rezervave valutore, presioni mbi lidhjen e denarit me euron dhe tejkalimet e vazhdueshme të objektivave buxhetore që do të përshpejtonin rritjen e borxhit.
Në të kundërt, një përmirësim i vlerësimit do të bëhej i mundur nëse vendi forcon institucionet përmes reformave që nxisin rritjen ekonomike, përfshirë progresin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ose nëse arrin të ulë në mënyrë të qëndrueshme borxhin dhe të përshpejtojë rritjen ekonomike.
Afati i fundit për Kosovën! - Vendi drejt zgjedhjeve nëse presidenti nuk zgjidhet sot
Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Partitë parlamentare vijojnë përpjekjet për të gjetur një......
Euro, nën presion - Borxhi dhe pasiguria politike godasin monedhën europiane
Euro vijon të dobësohet në tregjet ndërkombëtare, duke zbritur pranë nivelit më të ulët në 17 muaj. Monedha e përbashkët europiane preku rreth 1.12 dollarë,......
Legalizohen objektet pa pronësi - Në 7 vjet miratohen 11 mijë vendime, risitë e ligjit të ri
Procesi i formalizimit të objekteve të ndërtuara para vitit 1991 ka për qëllim pajisjen me dokumente të rregullta pronësie të banesave dhe objekteve të......
Investohet në lagjen “Ali Demi” - 116 mln lekë për rrugën “Idriz Dollaku”, parashikohet edhe parkim
Bashkia e Tiranës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Idriz Dollaku”, në lagjen “Ali Demi”. Fondi limit i parashikuar është 116 milionë......
Më pak kontrolle në kufi, Beja: Doganat shqiptare drejt integrimit në BE, po fusim komponentë të IA
Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, edhe në fushën e doganave, si dhe zbatimi i sistemeve digjitale doganore të BE në Shqipëri,......
Shqipëria drejt gazit të TAP-it, “Fier South Exit Point” pritet të përfundojë në fund të 2027
Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap drejt përdorimit të drejtpërdrejtë të gazit nga gazsjellësi TAP. Sipas agjencisë azerbajxhanase Report.az, e cila......
Takimi i Bankave Qendrore të Mesdheut, zv.guvernatorja Zaçaj: Modernizimi i pagesave po formalizon ekonominë
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Bankave Qendrore të Mesdheut me temë: “Monedhat......
Gati Fondi për Mjedisin - Xhumari: Nis në vitin 2027, si do mbështeten projektet
Zbatimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë do të nisë në vitin 2027. Ndryshimet në......

