Aksion për lavazhet: Duhet të ndërpresin përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti publik
Lavazhet në të gjithë vendin kanë afat deri më 31 tetor për të ndërprerë përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti publik. Për të vijuar aktivitetin, këto biznese duhet të sigurojnë burime alternative dhe të ligjshme furnizimi me ujë.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për kontrollin e furnizimit të lavazheve. Sipas AKUK-së, përdorimi i ujit të pijshëm për larjen e automjeteve ndalohet nga Kodi i Furnizimit me Ujë.
Subjektet që aktualisht furnizohen nga rrjeti publik kanë më pak se një muaj kohë për të ndryshuar mënyrën e furnizimit. Afati deri në fund të tetorit u jep mundësi të përshtaten me këtë kërkesë dhe të sigurojnë ujin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit nga burime të tjera të ligjshme.
Pas përfundimit të afatit, AKUK paralajmëron intensifikimin e kontrolleve në terren. Lavazhet që do të konstatohen duke përdorur ende ujin e pijshëm të rrjetit publik do të përballen me masat administrative të parashikuara nga legjislacioni.
Agjencia tërheq vëmendjen edhe për ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e furnizimit me ujë, duke theksuar se ato përbëjnë vepër penale.
Aksioni përfshin lavazhet në të gjithë Shqipërinë dhe vendos në fokus përdorimin e ujit të pijshëm për një aktivitet me konsum të konsiderueshëm.
Numri i banorëve në moshë pune, Tirana del mbi mesataren europiane
Më 1 janar 2025, 58.3% e popullsisë së Bashkimit Europian ishte në moshë pune, e përcaktuar si grupmosha 20 deri në 64 vjeç. Në Shqipëri, situata ndryshon......
Kufizime në Tunelin e Krrabës - Punimet e pastrimit nisin më 7 tetor dhe zgjasin për 20 ditë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Tunelin e Krrabës do të zhvillohen punime për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Ndërhyrja do të nisë të......
2027, objektivi për BE - Bergner: Çdo hap duhet të çojë Shqipërinë drejt integrimit
Shqipëria kërkon të përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Europian, me një objektiv të qartë, mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në fund të......
30 vite shtesë për Vaun e Dejës - Investimet në energji, 82.39 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit dhe konviktet
Rehabilitimi i hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe rinovimi i konvikteve universitare me eficiencë energjie kanë hyrë në diskutim në komisionet......
Durrësi mbetet më lirë se rajoni/ Çmimet e pronave në rritje, por sërish një alternativë ekonomike
Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës vijon të jetë aktiv në vitin 2026, por rritja e shpejtë e çmimeve dhe shtimi i apartamenteve të reja në treg po u......
Hekurudha i “besohet” privatit / Tiranë-Durrës-Rinas, konsultime me kompani të huaja për operimin e trenave
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një takim konsultativ për përgatitjen e Kontratës së Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të......
Grimcat fantazmë - Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë
Fizikani belg-amerikan Francis Halzen është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2026, për punën e tij novatore në krijimin e një observatori që......
BE, investime në Shqipëri - Moreira de Sousa: Mbështesim sektorë si energjia, bujqësia, sektori financiar
Shqipëria është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian, ndërsa në fokus tashmë janë fondet dhe zbatimi konkret i reformave. Në Tirana......

