Shqipëria Postuar më 6 October 2026, 14:32

Kufizime në Tunelin e Krrabës - Punimet e pastrimit nisin më 7 tetor dhe zgjasin për 20 ditë

Nga Edel Strazimiri

Kufizime në Tunelin e Krrabës - Punimet e pastrimit nisin më 7

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Tunelin e Krrabës do të zhvillohen punime për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Ndërhyrja do të nisë të mërkurën, më 7 tetor, dhe do të zgjasë për një periudhë maksimale prej 20 ditësh.

Gjatë orarit 21:00–06:00, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet. Punimet do të kryhen fillimisht në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për lëvizjen e mjeteve në të dyja senset.

Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht, me të dy tubat në funksion.

Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut, gjatë orëve të punimeve do të jetë i pranishëm edhe Policia Rrugore. ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë gjatë gjithë periudhës së punimeve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat