Analiza Postuar më 21 September 2026, 12:52

Ushqimet, mbi ritmin e BE/ Argëtimi kryeson shtrenjtimet. Si krahasohemi me Europën?

Nga Xhorxhina Deda

Modern-Theory-of-Inflation.png

Rritja e përgjithshme e çmimeve në Shqipëri mbetet pranë mesatares europiane, por te produktet ushqimore diferenca me Bashkimin Europian është e dukshme.

Të dhënat për gushtin 2026 tregojnë se çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 2.1% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa në Bashkimin Europian rritja ishte vetëm 0.3%. Kjo do të thotë se norma e rritjes së çmimeve të ushqimeve në vend ishte rreth shtatë herë më e lartë se mesatarja e BE-së.

Ushqimet rezultojnë veçanërisht të rëndësishme edhe për inflacionin në vendin tonë. Sipas INSTAT, kjo kategori dha kontributin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve, me 0.74 pikë përqindjeje. Në shportën e harmonizuar të konsumit, ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë gjithashtu peshën më të madhe, çka bën që lëvizjet e tyre të ndikojnë ndjeshëm në inflacionin e përgjithshëm. 

Diferenca më e madhe regjistrohet te argëtimi, sporti dhe kultura. Çmimet në këtë kategori u rritën me 8.5% në Shqipëri krahasuar me një vit më parë, ndërsa në Bashkimin Europian rritja ishte vetëm 1.5%. Kjo do të thotë një diferencë prej 7 pikësh përqindjeje.

Një tjetër kategori me rritje të fortë është transporti. Çmimet u rritën me 7% në Shqipëri, megjithëse ritmi mbeti pak më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 7.6%.

Pijet alkoolike dhe duhani shënuan të njëjtën rritje si në Shqipëri ashtu edhe në BE, me 3.6%. Çmimet në restorante dhe shërbime akomodimi u rritën me 3.5% në Shqipëri dhe 3.8% në BE.

Më e moderuar se në Europë ishte edhe rritja e kostove për banesën, ujin, energjinë elektrike, gazin dhe lëndët e tjera djegëse. Në Shqipëri rritja ishte 1.6%, ndërsa mesatarja e BE-së arriti në 4.2%. Edhe çmimet e shërbimeve shëndetësore u rritën më ngadalë, me 2.1% në Shqipëri kundrejt 3.7% në BE.

 

Shqipëria 21 September Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat kryesore

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat