ELBASAN–RROGOZHINË, GATI LOTI 2 - Korridori VIII / Ecuria e punimeve në 5 lotet e tjera

Ka përfunduar loti 2 i aksit Elbasan-Papër, pjesë e autostradës së re Elbasan-Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII. Ky lot është një nga 6 fazat e para të këtij aksi, ku gjatë muajve të fundit punimet ishin përqendruar në realizimin e shtresave asfaltike dhe përfundimin e veprave të artit. Gjashtë fazat mbulojnë rreth 20 km të autostradës së re, ndërsa objektivi i deklaruar është përfundimi i tyre brenda vitit 2026.
Ndërkaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar synon nënshkrimin edhe të 3 kontratave të reja për ndërtimin e korridorit VIII, në drejtimin nga Elbasani në Lekaj. Sipas këtij dikasteri, kontratat janë parashikuar në buxhetin e këtij viti, duke mundësuar vijimin e punimeve, me qëllim bashkimin e rrugës së re me autostradën Adriatiko - Joniane. Paralelisht, mbeten për t’u nënshkruar edhe 3 kontrata të tjera, që do të bëjnë plotësimin tërësor të segmentit dhe sipas parashikimeve të ARRSH, nënshkrimi i tyre pritet në fund të vitit 2027.
Afatet e punimeve do të jenë 24-mujore për secilën kontratë, çka do të thotë se nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, brenda vitit 2029 kjo pjesë e korridorit VIII duhet të jete e plotësuar.
Në tërësi, aksi Elbasan-Rrogozhinë ka një gjatësi prej 40.7 km. Traseja nis pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan dhe përfundon në Lekaj, ku lidhet me autostradën ekzistuese dhe Korridorin Blu. Rruga e re kalon në territorin e Elbasanit, Peqinit dhe Kavajës dhe, pas përfundimit, do të ketë nga dy korsi në secilin drejtim.
Ndërkohë, ndërtimi i këtij aksi lidhet edhe me një tjetër pjesë tjetër të Korridorit VIII, që është bypass-i i Elbasanit, ku tashmë kanë nisur punimet. Dy fazat e para përfshijnë ndërtimin e rreth 4 km rrugë dhe do të krijojnë lidhjen mes autostradës Tiranë-Elbasan dhe aksit të ri Elbasan-Rrogozhinë.
Më shumë biznese përdorin IA/ Sa përqind e shqiptarëve punojnë para kompjuerit?
Teknologjia po bëhet gjithnjë e më e pranishme në bizneset shqiptare, duke kaluar nga një mjet ndihmës në një pjesë të rëndësishme të mënyrës se si......
Java nis negativisht për valutat kryesore
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport......
Fatura e karburanteve rritet/ Italia kaloi në vendin e parë në tetëmujor me rreth 9.5 mld lekë importe
Importet e lëndëve djegëse po i kushtojnë Shqipërisë gjithnjë e më shumë, ndërsa paralelisht po ndryshon edhe harta e vendeve nga ku sigurohen furnizimet. Në......
Ndërtimi po formalizohet - Rriten pagat dhe të ardhurat nga punësimi
Sektori i ndërtimit po shënon rritje të treguesve të formalizimit, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të raportuara për muajin qershor 2026. Krahasuar......
Kush është Elif Eralp? - Gruaja që ndryshoi hartën politike të Berlinit
Elif Eralp është emri i ri i së majtës gjermane. 45-vjeçarja me origjinë turke udhëhoqi Die Linke drejt vendit të parë në Berlin, duke e kthyer një parti që......
Pronat ndikojnë zgjedhjet - Qiratë dhe çmimet ndryshuan sjelljen e votuesve në Berlin
Në Berlin, pasuritë e paluajtshme nuk ishin thjesht një çështje ekonomike por u kthyen në një nga çështjet që përcaktuan votën. Zgjedhjet e 20 shtatorit......
“Truku” që ul benzinën - Çmimet e larta shtyjnë shoferët drejt etanolit
Çmimet e larta të karburanteve në Francë po i shtyjnë shoferët drejt një zgjidhjeje të pazakontë për të kursyer: përzierjes së benzinës me etanol. Bëhet fjalë......
Pjesëmarrje e ulët në trajnime - ETF: Vetëm 1.7% e të rriturve shqiptarë rikthehen në arsimim
Tregu I punës kërkon aftësi të reja, por vetëm një pjesë shumë e vogël e të rriturve në Shqipëri rikthehen në trajnim pas përfundimit të shkollimit. Sipas......

