Shqipëria Postuar më 21 September 2026, 11:13

Pjesëmarrje e ulët në trajnime - ETF: Vetëm 1.7% e të rriturve shqiptarë rikthehen në arsimim

Nga Fabjona Pasho

Tregu I punës kërkon aftësi të reja, por vetëm një pjesë shumë e vogël e të rriturve në Shqipëri rikthehen në trajnim pas përfundimit të shkollimit. 

Sipas raportit të Fondacionit Europian të Trajnimit, pjesëmarrja e të rriturve në programe arsimimi dhe trajnimi është vetëm 1.7%, shumë më e ulët se niveli referues prej 13.3% në Bashkimin Europian. Pjesëmarrja mbetet e ulët si për gratë, ashtu edhe për burrat. Raporti, mes pengesave rendit oferëtn e kufizuartë kurseve publike, numrin e vogël të ofruesve privatë, infrastrukturën e pamjaftueshme dhe mungesën e informimit për programet ekzistuese.

Pjesëmarrja në këto programe, gjithashtu kufizohet për shkak të vështirësive të transportit, por edhe oraret jo fleksible. Për gratë shtohen përgjegjësitë familjare, mungesa e shërbimeve për kujdesin ndaj fëmijëve dhe stereotipet gjinore.

Të rriturit mund të ndjekin kurse profesionale pranë qendrave publike të formimit, por edhe programe të ofruara nga punëdhënësit, organizatat dhe subjektet private. Kurset përfshijnë fusha si teknologjia e informacionit, shëndetësia, ndërtimi dhe administrimi i biznesit.

Raporti evidenton mangësi edhe në aftësitë digjitale. Vetëm 10.1% e grave dhe 8.7% e burrave mund të përdorin formula bazë në programe kompjuterike, ndërsa më pak se 5% e të rriturve kanë përfunduar një kurs në internet.

Nevoja për trajnim dhe rikualifikim lidhet drejtpërdrejt edhe me tregun e punës. Rreth 30% e të punësuarve punojnë në pozicione që nuk përputhen me nivelin e tyre të arsimimit, ndërsa 51% janë në forma punësimi që klasifikohen si vulnerabël.

Fondacioni Europian I Trajnimit, vlerëson se, megjithëse vendi ynë ka ndërmarrë reforma për zhvillimin e aftësive dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, pjesëmarrja e ulët vazhdon të pengojë përshtatjen e punonjësve me nevojat e tregut. 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 21 September Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat kryesore

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 21 September Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat kryesore

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport......