Leku “mban fort” kursimet - BSH: Depozitat afatgjata në monedhën vendase ofrojnë kthime më të larta se ato në euro

Korriku është mbyllur me norma interesi të favorshme për depozitat afatgjata në lekë të bizneseve. Sipas raportit statistikor mujor të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për depozitat në lekë të tyre rezulton të ketë arritur në 2.38%.
Interesat për kursimet e ruajtura në bankë deri në një vit janë rritur lehtë gjatë muajit korrik, si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët, por të dhënat tregojnë se depozitat me afat edhe më të gjatë, pra ato nga 1-2 vite dhe ato mbi 2 vjet, vijojnë të jenë akoma më tërheqëse, për shkak të normave më të larta të interesit.
Kështu, për depozitat me afat nga 1-2 vite, norma e interesit është rritur nga 2.43% në 2.98%, ndërsa për depozitat mbi 2 vite, interesi u rrit në 3.73% nga 3.30% që ishte në fund të vitit të kaluar.
Depozitat në lekë të qytetarëve kanë pasur më tepër luhatje, sidomos ato nga 1 deri në 2 vite, të cilat kanë sjellë një ulje të normës mesatare të interesit në 1.58%. Megjithatë, nteresi për kursimet e bizneseve të kyçura në bankë mbi dy vite është bërë më tërheqës në 2026, duke kaluar nga 2.46% në 2.50%.
Në këtë situatë ndikon edhe kursi i këmbimit. Me forcimin e lekut ndaj euros, kursimet në lekë mund të bëhen më tërheqëse për ata që duan të kursejnë në monedhën vendase, ndërsa paratë e mbajtura në euro vlejnë më pak kur konvertohen në lekë. Për më tepër, normat e interesit për depozitat në euro mbeten përgjithësisht më të ulëta. Normat e vendosura nga bankat për kursimet në euro të qytetarëve dhe bizneseve rezultojnë shumë të pafavorshme.
Çfarë do të thonë këto shifra në fjalë më të thjeshta?
Në ndryshim nga herët e kaluara, fitimi nga interesat e depozitave të qytetarëve me afat deri në dy vite do të jetë më i lartë, po ashtu edhe ai i bizneseve që mbajnë depozita me afat shumë të gjatë. Pavarësisht tendencave rritëse, kursimet e ruajtura në lek dhe për shumë vite, nxjerrin një fitim më të lartë nga interesat se depozitat afatshkurtra në lek apo në euro.
Kthesë për emigrantët? - Gjermani, fitorja e Eralp hap një debat të ri
Fitorja e Die Linke në Berlin mund të sjellë një kthesë në mënyrën se si kryeqyteti gjerman trajton emigrantët dhe refugjatët. Por ndikimi do të jetë......
“IA nuk do zhdukë njerëzimin” - Shefi i Nvidia hedh poshtë parashikimet për fundin e botës deri më 2030
Shefi ekzekutiv i Nvidia, ka deklaruar se ka “0% mundësi” që inteligjenca artificiale të çojë në zhdukjen e njerëzimit deri në vitin 2030. Jensen Huang i......
Metali që po trondit botën - Arma e re tregtare po kthehet në pikë të nxehtë mes Kinës, SHBA-së dhe Japonisë
Nëse dikush do të kërkonte një shembull të qartë se si po ndryshon ekonomia globale, ndoshta nuk do të mendonte për një metal të panjohur si itriumi. Por......
Nafta në rënie - Shpresat për diplomaci SHBA-Iran zbusin tensionet në tregje
Çmimet e naftës ranë mbi 2% të hënën, duke prekur nivelin më të ulët që prej 10 shtatorit, pasi tregjet reaguan ndaj shpresave për një përpjekje diplomatike......
7 mijë robotë - Rriten shitjet globale të humanoidëve, por tregu mbetet në fazat fillestare
Rreth 7 mijë robotë humanoidë u shitën në mbarë botën gjatë vitit të kaluar për përdorim industrial dhe shërbime profesionale, sipas të dhënave të Federatës......
Kosova në sistemin ATA Carnet - “Pasaporta e mallit” lehtëson eksportin e përkohshëm dhe procedurat doganore për bizneset
Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, duke u krijuar bizneseve vendase mundësi më të lehta për qarkullimin e përkohshëm të mallrave në......
Franca, borxh rekord - Detyrimet publike pritet të arrijnë rreth 120% të PBB-së, niveli më i lartë që nga 1978
Franca po përballet me një përkeqësim të mëtejshëm të financave publike, me borxhin shtetëror që pritet të arrijë në 119.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në......
Shqipëria firmos për burimet e Hënës - Çfarë fshihet pas marrëveshjes që firmoset me NASA-n?
Shqipëria bëhet pjesë e një nisme ndërkombëtare që synon të vendosë parimet mbi të cilat shtetet do të bashkëpunojnë në eksplorimin e Hënës, Marsit dhe......

