Shqipëria firmos për burimet e Hënës - Çfarë fshihet pas marrëveshjes që firmoset me NASA-n?

Shqipëria bëhet pjesë e një nisme ndërkombëtare që synon të vendosë parimet mbi të cilat shtetet do të bashkëpunojnë në eksplorimin e Hënës, Marsit dhe hapësirës në dekadat e ardhshme.
Vendi ynë bëhet nënshkruesi i 73-të i Artemis Accords. Marrëveshja nënshkruhet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një ceremoni ku marrin pjesë drejtues të NASA-s, ambasadori shqiptar në SHBA dhe përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Por çfarë janë Artemis Accords dhe çfarë nënshkruan konkretisht Shqipëria?
Nisma u krijua në vitin 2020 nga Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera, në një moment kur eksplorimi i hapësirës po ndryshon ndjeshëm. Hëna nuk është më vetëm objekt i misioneve shkencore. Gjithnjë e më shumë shtete dhe kompani private po planifikojnë misione, infrastruktura dhe aktivitete ekonomike përtej Tokës.
Pikërisht për këtë arsye lind nevoja për rregulla të përbashkëta.
Artemis Accords përcaktojnë parimet që duhet të ndiqen gjatë aktiviteteve civile në Hënë, Mars, kometa dhe asteroide. Qëllimi është që aktivitetet të zhvillohen në mënyrë paqësore, të sigurt, transparente dhe pa penguar operacionet e vendeve të tjera.
Në praktikë, kjo do të thotë se vendet angazhohen të shkëmbejnë informacion mbi aktivitetet e tyre, të ndihmojnë personelin në raste emergjencash, të regjistrojnë objektet që dërgojnë në hapësirë dhe të bëjnë të aksesueshme rezultatet shkencore të bashkëpunimeve.
Por marrëveshja shkon edhe më tej.
Ajo parashikon zhvillimin e standardeve të përbashkëta për teknologjitë që mund të përdoren në misionet e ardhshme: nga komunikimet dhe energjia, te strukturat e uljes dhe sistemet për depozitimin dhe furnizimin me karburant. Ideja është që infrastruktura e krijuar nga vende të ndryshme të mund të funksionojë së bashku.
Një nga çështjet më interesante lidhet me burimet që ndodhen jashtë Tokës.
Dokumenti parashikon mundësinë e nxjerrjes dhe përdorimit të burimeve nga sipërfaqja ose nëntoka e Hënës, Marsit, kometave dhe asteroideve. Sipas marrëveshjes, këto aktivitete duhet të zhvillohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nxjerrja e burimeve nuk konsiderohet, në vetvete, përvetësim i territorit të një trupi qiellor.
Për Shqipërinë, megjithatë, firma nuk do të thotë se vendi bëhet pjesë automatikisht e misioneve të NASA-s dhe as se përfiton automatikisht financime apo projekte hapësinore.
Dokumenti parashikon që bashkëpunimet konkrete ndërtohen më pas, përmes memorandumeve, marrëveshjeve mes qeverive, agjencive apo instrumenteve të tjera.
Kështu, nënshkrimi i marrëveshjes është para së gjithash hyrja e Shqipërisë në një kuadër ndërkombëtar bashkëpunimi për aktivitetet civile në hapësirë. Nëse ky angazhim do të përkthehet më pas në projekte shkencore, teknologjike apo ekonomike për Shqipërinë, do të varet nga marrëveshjet dhe iniciativat konkrete që do ta pasojnë atë.
Segmenti rrugor Elbasan-Papër/ Rama: Përfundon Loti 2 i projektit
Në segmentin rrugor Elbasan–Papër, pjesë e projektit infrastrukturor Elbasan–Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII, ka përfunduar Loti i 2-të. Kryeministri Edi......
Rama: Partneritet për natyrën - Nisma synon pastrimin e pyjeve, ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe mbrojtjen e zonave turistike
Mbrojtja e natyrës dhe ruajtja e territoreve turistike ishin në fokus të podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Gjatë bisedës me banorë dhe sipërmarrës......
Rama: Shqipëria në rrugën e integrimit - Kryeministri rendit progresin e vendit dhe angazhimin prej 6 milionë dollarësh për objektivat e zhvillimit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar progresin e Shqipërisë në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), duke i lidhur ato me procesin e......
Rama niset drejt SHBA-së/ Kryeministri pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, takime në Nju Jork
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së......
Mbi 9.4 milionë turistë në 8 muaj - Gonxhja: Vizitorët e huaj rriten 5.3%, gushti pati mbi 2.4 milionë hyrje
Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën......
Moody’s përmirëson perspektivën e Shqipërisë - Malaj: Vlerësimi konfirmon forcimin e financave publike dhe progresin e reformave
Ministria e Financave ka bërë të ditur se agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga “e qëndrueshme”......
Si ka ndryshuar raporti i varësisë? - Gati 3 persona në moshë pune për çdo pensionist
Shqipëria po përballet me një ndryshim të rëndësishëm demografik ku numri i të moshuarve po rritet, ndërsa pesha e popullsisë në moshë pune po zvogëlohet. Ky......
17 ushtarakë shqiptarë në KFOR - Mbështetje ajrore edhe me një helikopter. Personeli do të vendoset në Ferizaj
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë me 17 ushtarakë dhe një helikopter në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR”, në Kosovë. Në Fletoren......

